Art dhe Kulturë

Vdekja e Lakos, ja reagimet e miqve dhe personaliteteve shqiptarë

Vdekja e Lakos, ja reagimet e miqve dhe personaliteteve shqiptarë

Të vrarë shpirtërisht dhe nuk kishte si të mos ndodhte ndryshe. Miqtë e të madhit Bujar Lako kanë qenë të pikëlluar nga lajmi i korbshëm. Nuk e besonin dot atë që të kishte ndodhur. “Klithmë nga qielli nga shpirti, gjithë ajri më merr frymën, ka ikur Bujo!! Lajm i dhimbshëm therës që ne miqtë si edhe familja e kemi të pa përballueshëm”, shkruan Shanaj ndërsa publikon dhe një foto me mikun e tij.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Bujar Lako.Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministrja Kumbaro shkruan: “Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni! Lamtumirë Artist ndonëse nuk na ikën dot!”.

Aktorja Rajmonda Bulku mes lotësh u shpreh se Shqipëria humbi një aktor të rrallë. “Nuk ka më Bujar Lako, nuk ka më aktor si ai. Do i mungojë teatrit, filmit, neve na mungon, artit shqiptar i mungon, ne do vuajmë për këtë mungesë. Nuk e di nëse mund të quhet peng, por shpesh bënim shaka e qeshnim kur thoshim: ‘Na ra koka në një vend të varfër dhe komunist, ndryshe do ishte diku tjetër’. Shokohesh kur mëson këtë humbje. E duam Bujarin tonë ne aktorët, e duam të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Bujari ishte ndër ata meshkuj, që as bark nuk vuri kurrë, e kishim zili për fizikun e tij dhe na habiti ky atak kardiak”.

Edhe politikani Pandeli Majko reagoi me një status në “Facebook”. “Ditë e trishtë për të gjithë ne. Aktori Bujar Lako ndërroi jetë. Ishte cilësia e kohës së vet”.

Po kështu reagime kanë ardhur me anë të rrjeteve sociale nga njerëz publikë dhe miq të aktorit të madh, i cili do t’i mungojë skenës dhe artit shqiptar.

Ja reagimet e disa personaliteteve në rrjetet sociale

ben-blushi

alketa-vejsiu

untitled

milena-harito

erion-kristo

olti-curri