Aktualitet

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së energjisë, në polici 19 persona

Megjithëse këto ditë u lançua në publik reforma e ujit dhe aksioni kundër vjedhjes apo shpërdorimit të ujit të pijshëm, paralelisht po vazhdojnë edhe kontrollet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për ata persona që vjedhin energjinë.

Në një njoftim të fundit, vetëm në Vlorë janë denoncuar në polici 19 persona për vjedhje të energjisë. “Nga kontrollet e ushtruara nga OSHEE Vlorë përgjatë tre netëve të fundit mbi ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike dhe të sigurisë së sistemit të matjes, ka identifikuar dhe ka denoncuar në polici 19 persona për vjedhje të energjisë”, shkruhet në vetë njoftimin e OSHEE.

Gjithashtu, OSHEE Vlorë njofton të gjithë abonentëve se pagesat në kohë të faturave të energjisë elektrike janë detyrim ligjor./Tiranapost.al