Aktualitet

Vazhdojnë rrjedhjet në LSI, opozitës së re i shtohet një tjetër deputet

Vazhdojnë rrjedhjet në LSI, opozitës së re i shtohet

Një tjetër kandidat nga radhët e LSI kërkon mandatin e deputetit, duke dalë kundër urdhrit të Monika Kryemadhit. Klajdi Qama, i shtati në listë për Qarkun e Beratit ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Me futjen e Klajdi Qamas në Kuvend, shkon në 110 numri i deputetëve; ndër të cilët 79 nga maxhoranca, 14 nga LSI dhe 17 nga PD.

Pak ditë më parë morën mandatin e deputetit:

-Eugen Bojaxhi LSI Berat

-Andi Përmeti PD Korçë

-Erion Piciri PD Tiranë

-Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër

-Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni të dy nga lista e PD-së për qarkun Shkodër

-Artur Roshi nga lista e PD-së për qarkun e Tiranës./Tiranapost/A.C