• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Te gjitha

    Varfëria lë shenjë në ADN


    Varfëria lë shenjë në ADN-në tonë. Këtë thonë shkencëtarët të cilët kanë zbuluar se statusi i ulët socio-ekonomik është i lidhur me ndryshime në mbi 1500 gjene. Studimet e mëparshme kanë treguar se statusi socio-ekonomik (SES) është një përcaktues i fuqishëm i shëndetit dhe rrezikut të prekjes ndaj sëmundjeve të ndryshme. Sa më i ulët të jetë statusi socio-ekonomik, aq më të shumta janë ndryshimet fiziologjike të cilat kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve, duke përfshirë inflamacionin kronik, rezistencën ndaj insulinës dhe luhatjet në nivelin e kortizolit.

    Por çfarë ndodh me gjenomin në këto raste sipas shkencëtarëve nga Universiteti Northwestern në SHBA?

    Ata zbuluan se varfëria ndikon në shtimin e molekulave specifike në gjenome, të cilat kanë funksionin e rregullimit të sjelljes së gjeneve në një proces të quajtur methylation DNA, pra ndryshim në më shumë se 1500 gjene.

    Thomas McDade, një profesor në Universitetin Northwestern thotë se duhen bërë edhe studime dhe analiza të tjera, për të parë më në detaje këto ndryshime. Megjithatë ai shton se ishte befasuar kur zbuloi lidhjen e ngushtë mes statusit socio-ekonomik dhe procesit të quajtur Methylation të ADN, me një numër aq të madh gjenesh të prekura./ Artikulli Deccan Herald/ Tiranapost.al. E.B

    McDade said he was surprised to find so many associations between socioeconomic status and DNA methylation, across such a large number of genes. File photo