Sport Te gjitha

VAR do të jetë pjesë e kampionatit spanjoll


Presidenti i La Liga-s Javier Tebas ka konfirmuar se video asistenti “VAR” do të implementohet në kategorinë e parë spanjolle duke filluar nga sezoni tjetër. Tebas në fillim ka qenë kundër sistemit, duke thënë se ishte tepër i shtrenjtë. Në shtator, është vendosur të provohej në Copa del Rey, me sistemin që do të përdoret i plotë në La Liga duke filluar nga 2018/19. VAR do të përdoret në raundet e ardhshme të Copa del Rey dhe do të jetë 100% pjesë e sezonit tjetër. Në Bundesliga dhe Serie A ka pasur jo pak polemika, ku VAR-i tashmë përdoret në kampionat. /XH.K

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *