• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Vanity Fair: Përse të shkosh për pushime në Shqipëri. Tani!


    Nga Raffaela Serini/Një verë më parë, Shqipëria ishte një bast. Ky vit mund të jetë një fitore. Të kthehesh për të dytin vit radhazi, për pushime, është një garanci dhe përgjigjja më efektive për ata që pyesin vazhdimisht: “Ah, keni qenë në Shqipëri, dhe si është?”. Përgjigjen mund ta gjeni këtu.

    Të mendosh që një verë më parë nuk kishte as një Planet Lonely (i cili tani ekziston) për të të garantuar  itinerarin. Sidoqoftë, midis shumë fazave të një udhëtimi që është pothuajse tërësisht «i bërë në shtëpi», bazuar në sugjerimet e atyre që kishin qenë dhe konsultimet këmbëngulëse të forumeve të udhëtimit, surprizat  nuk munguan.

    Sepse asgjë nuk do ta kishte parashikuar atë që gjeta në atë vend: bukurinë e peizazheve, ende të egra dhe të pandotura, detin e shkëlqyer, plazhet e pastra, mikpritjen e veçantë të njerëzve, dhe çmimet ende mjaft të ultëa.

    Sigurisht, elementi për të cilin Shqipëria na intereson më shumë është sigurisht deti, që me siguri nuk do t’ju zhgënjejë (në varësi të vendit ku shkoni, sidoqoftë, prandaj bëni kujdes që të zgjidhni mirë). Megjithatë, nuk është arsyeja e vetme që meriton ca pushime këtu (ose një fundjavë). Tirana është një kryeqytet i gjallë dhe interesant, Vlora, ​​Majami i Mesdheut (harroji ato imazhet e gomoneve që niseshin nga këtu në vitet ‘90), Butrinti, një park arkeologjik për t’u respektuar.

    Dhe, mbi të gjitha, siç thamë, ka njerëz. Të cilët akoma vendosin dorën në zemër kur të falënderojnë. Dhe nëse porosisni një kafe në lokalin e tyre por eskpresi nuk punon, ata dalin dhe shkojnë ta kërkojnë në lokalin përballë. Jo të gjithë flasin italisht ashtu siç mund të prisnit (por anglisht, dhe mirë, po). Por kushdo që flet italisht, të thotë: “E kam mësuar duke parë Holly e Benji në Italia Uno!”

    Udhëzues për Shqipërinë

    E vendosur në Ballkanin jugor, Shqipëria është destinacioni i fundit për pushimet e italianëve, duke ofruar një det të shkëlqyeshëm (veçanërisht në jug), natyrë të paprishur dhe çmime të përballueshme. Përveç kuzhinës së shkëlqyer dhe mikpritjes fantastike.

    Tirana

    Nëse mbërrini nga Italia me avion (fluturimet janë të drejtpërdrejta dhe të lira me Ernest Airlines ose Blu Panorama nga qytetet kryesore italiane) një natë në kryeqytet vlen absolutisht të shpenzohet. Qyteti është i ri, papritur jeshil dhe i gjallë. Mos e humbni Muzeun Historik Kombëtar kushtuar historisë së vendit (është në qendër, e pamundur të mos e gjeni) dhe Bunk’Art, një muze i kujtesës që rrëfen periudhën e regjimit komunist të Hoxhës, i ndërtuar në një prej bunkerëve anti-atomikë të ngritur në të gjithë vendin.

     

    Berati

    Nëse përveç detit doni të bëni një arratisje kulturore, një orë nga Tirana, në drejtim të brendshëm, ndodhet Berati, një lloj Matera mbi lumë, i vendosur mes gurëve, një trashëgimi e Unesco-s. Ka një pamje të bukur (sidomos në mbrëmje), një kështjellë që shërben edhe si lagje, dhe një padonale të re për këmbësorët, ku mund të bëni një shëtitje të këndshme në mbrëmje. Ndaloni për një natë, mbase duke fjetur në Guest House Villa Lilli, e administruar nga një burrë dhe grua të moshuar por me të vërtetë mikpritës, që të ofrojnë shumë simpati dhe një mëngjes të pasur në kopsht.

     

    Durrësi

    Midis qyteteve, Durrësi është sigurisht më pak interesanti dhe mund ta shmangni ndalesën këtu. Megjithatë, në rrethina ka plazhe të gjera dhe të pajisura në stilin Romagna ,ku edhe nëse deti nuk është kushedi se çfarë, mund rrini të qetë dhe bëni pushime me të gjitha komoditetet, të paguara më pak se në Itali (dhe duke qëndruar më gjatë). Mbani mend që në plazh nuk do të dëgjoni kurrë një fëmijë të bërtasë (edhe nëse është plot). Kush e di pse…

    Vlora

    Vëreni shpirtin në paqe: Vlora është Majami i ri i Mesdheut. Pra, harro gomonet që janë nisur nga këtu të tejmbushura njëzet vjet më parë: sot qyteti ka rindërtuar plotësisht pamjen e tij dhe ka një shëtitore krejt të re me palma, një pistë për çiklistët, një shëtitore për këmbësorët dhe shumë vende të tjera. Edhe deti i bukur, Deti Jon, fillon këtu: duke shkuar në jug, bregdeti bëhet gjithnjë e më i thellë dhe atje këtu shfaqen gjire dhe plazhe me një bukuri të rrallë. Në Vlorë mund të qëndroni dy net (hotel  Bolonja është i përshtatshëm, në port, me parkim dhe çmime ok).

    Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan

    Nëse duke qëndruar në Vlorë keni një ditë më shumë “për të shpenzuar”, mund të organizoni udhëtime në gadishullin e Karaburunit, por me varka, përndryshe është i paarritshëm. Pyesni në hotelin e Valentinës si si mund të shkoni.

    Llogara

    Nga Vlora, duke udhëtuar me makinë në drejtim të jugut, do kaloni patjetër në Llogara. Është një nga pikat më të larta në të gjithë Shqipërinë, nga e cila është e mundur të admirosh tërë Rivierën (dhe më gjerë). Një panoramë që është pak të thuash mahnitëse!

    Livadhi

    Përmes Llogarasë, në më pak se dy orë, mbërrini në Himarë, një qytet i vogël me një plazh dhe një port të bukur, ku mund të qëndroni disa net. Plazhi i mrekullive këtu quhet Dhërmi (i bukur por “i zhurmshëm”) dhe Livadhi, ku mund të shkohet për 10 minuta me makinë. Shezlongët dhe çadrat e plazhit kushtojnë 5 euro, deti është i kthjellët (vetëm me guralecë) dhe mes ullinjve ka edhe një restorant familjar, ku mund të hani shumë mirë!

    Borshi

    Nga Himara vazhdojmë drejt jugut dhe arrijmë në një plazh spektakolar të quajtur Borsh: 7 km rërë si kartolinë ku mund të lundroni edhe me varkë me vela, kanoe, kayak dhe të praktikoni ski në ujë. Është një nga vendpushimet me rritje më të shpejtë në Shqipëri, i cili, midis kodrave të gjelbërta përreth, strehon edhe një kështjellë të shekullit të tretë e njohur si kështjella e Sopos.

     

    Ksamili

    Ksamili është lokacioni i fundit në Rivierë si dhe më i lakmuari nga turistët, veçanërisht italianët dhe vendasit. Vendi ndodhet pikërisht në kufirin me Greqinë, përballë Korfuzit. Në vetvete është i shëmtuar, por ka një shëtitore të gjatë në det dhe një det të shkëlqyer. Plazhet me rërë janë të mbushura me njerëz, por përreth, lehtësisht të arritshme në këmbë, ka disa gjire me guralecë praktikisht të shkretë. Edhe këtu çadra dhe shezlongu kushtojnë 5 euro dhe mund të hani peshk fantastik duke shpenzuar më pak se 15 euro për person.

    Butrinti

    Pranë Ksmilit ndodhet parku arkeologjik i Butrintit, vendi më i rëndësishëm historik në vend dhe duhet të vizitohet patjetër.  Ai që e zbuloi ishte një italian, Luigi Maria Ugolini, i cili mbërriti këtu në pranverën e vitit 1928 me një ekspeditë të vogël arkeologjike. Ndër mbetjet e teatrove, bazilikave, banjave dhe faltoreve (nga periudha greke, romake dhe e krishterë), shëtitja është magjepsje.

     

    Gjirokastra

    Një nga vendet turistike më të spikatura në Shqipëri është edhe Gjirokastra, një nga qytetet më të vjetra në vend dhe i njohur gjithashtu si një trashëgimi botërore. Për të qenë të sinqertë, neve nuk ka entuziazmoi shumë, por mbetet një justifikim i mirë për të hyrë brenda vendit, midis luginave, maleve dhe peizazheve jeshile të paprekura.

     

    *Shkrimi është botuar në një prej revistave më të rëndësishme, Vanityr Fair, edicioni Italian dhe ajo që të bën më shumë përshtypje, përveç shkrimit kaq pozitiv që e përshkruan Shqipërinë turistike me fjalët më pozitive, janë rreth 400 komentet në faqen e Facebook-ut të revistës: sa shumë italianë tregojnë që kanë qenë dhe kanë mbetur të shumë të kënaqur nga Shqipëria. Dhe shumë të tjerë që tregohen të paduruar për ta vizituar.

    https://www.vanityfair.it/viaggi-traveller/vacanze/2019/07/14/vacanze-albania-mare-dove-andare-spiagge-belle

    / *Nuk lejohet publikimi në portale të tjerë. Përkthimi në shqip është punë me mund e gazetarëve tanë. Editori i Tiranapost.al. 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690