SPORT

Van Dijk zbulon objektivin personal: Dua të bëhem legjendë e Liverpool-it

Van Dijk zbulon objektivin personal: Dua të bëhem legjendë e

Virgil van Dijk pretendon se ka pasur një kohë, kur nuk ishte mjaft i mirë, por si mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, tani kërkon të bëhet legjenda e Liverpool-it. Duke u kthyer pas në karrierë, holandezi ndërkombëtar ka zbuluar se ka luajtur si mbrojtës i djathtë. Van Dijk i tha BBC Sport:

"Në moshën 16-vjeçare isha lojtar i ngadalshëm në të djathtë, por nuk isha mjaft i mirë për të luajtur si qendërmbrojtës. Unë kurrë nuk kam qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, derisa luajta për U-19 dhe u bëra kapiten. Pastaj, gjithçka shkoi shumë më mirë. Luajta disa ndeshje për U-23 dhe pas kësaj gjërat shkuan për mbarë.

Në Angli e nisa me Southampton, ku dhashë gjithçka. Isha i lumtur të luaja, sepse u ktheva nga një lëndim 8-mujor. Në dhjetor mora një telefonatë, ku më thanë se klubi arriti një marrëveshje dhe unë mund të flisja me Liverpool. Me të vërtetë isha shumë i lumtur. Unë luajta në finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit, në Cardiff, më 2017”. 

I pyetur se si dëshiron të mbahet mend në të ardhmen, Van Dijk tha: "Si një legjendë e Liverpool-it. Unë dua të arrij gjëra të mahnitshme këtu. Ne kemi një skuadër fantastike, kemi gjithçka. Klubi bëri sakrificë financiare për të marrë dhe dua të jap gjithçka për të. Kur luani për këtë klub, gjithmonë do të jeni i mirëpritur, pasi konsideroheni pjesë e familjes. Kjo është një nga arsyet pse kam dashur të luaj për Liverpool"./XH.K