• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Shëndet Të gjitha

    Vampire Facial! Për çfarë përdoret dhe sa e sigurt është?


    Dy amerikanë u infektuan me HIV pasi bënë Vampire Facial. Dy personat nuk janë identifikuar por sipas pretendimit të tyre,  gjithçka ndodhi pasi shkuan në SPAS VIP në Albuquerque që u bë i famshëm nga Kim Kardashiuan që në vitin 2013. Por sipas ekspertëve, shkak mund të jetë bërë higjiena dhe mjetet e papastruara të përdorura gjatë procedurës, gjë që çoi më pas në transmetimin e virusit. Klinika u mbyll vitin e kaluar dhe mbi 100 klientë janë testuar për të parë nëse kanë marrë ndonjë sëmundje nga gjilpërat e papastruara në klinikën e New Mexico.

    Kim Kardashian after a vampire facial

    Por para se të heqësh dorë nëse ke bërë plan të bësh Vampire Facial, duhet të mësosh disa gjëra. Si për shembull: A është e sigurt?  Dhe përse po përdoret në masë? 

    Vampire Facial njihet në gjuhën mjeksore si Facial PRP. Mostra gjaku merren nga krahu ose dora. Përmes pajisjes ndahet plazma nga qelizat e kuqe të gjakut, dhe më pas aplikohet në fytyrë me ndihmën e gjilpërës. Kjo plazmë supozohet të jetë plot me trombocite, qeliza burimore të cilat rigjenerojnë lëkurën ose e kurojnë atë në rast problematikash të ndryshme. Shume njerëz e bëjnë për të larguar rrudhat dhe të tjerë për të larguar shenjat në fytyrë.Close-up photo of doctor applying blood plasma during PRP vampire facelift.

    A është e sigurt? Nëse bëhet nga një profesionist i trajnuar dhe me mjete të pastra është shumë e sigurt.

    Edhe pse sipas kirurgut plastik në Londër, Christopher Inglefield, Vampire Facial mund të shkaktojë edhe probleme nëse nuk bëhen kontrollet e duhura pasi mund të bëhet shkak i infeksioneve, gjakderdhjeve apo dëmtimeve nervore.  “Ky lloj trajtimi duhet të bëhet vetëm nga ekspertë. Mund të çojë në rreziqe të mëdha”, thotë ai për Metro/ Tiranapost.al. E.B