SPORT

Valverde kurorëzon inaguruesin e Tiki Taka: “Ai është më i miri… edhe pa Champions

Valverde kurorëzon inaguruesin e Tiki Taka: “Ai është

Eliminimi i Manchester City nga Champions League ka bërë shumë zhurmë. Ka nga ata që tashmë theksojnë faktin se karriera e Pep Guardiola si trajner jashtë Barcelonës po rezulton e pafrytshme sa i përket kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Kundër këtyre qëndrimeve, në mbrojtje të teknikut të “Qytetarëve” është pozicionuar trajneri aktual i katalanasve, Ernesto Valverde. Ky i fundit, gjatë konferencës për mediat të dhënë në prag të përballjes në kampiont kundër Real Sociedat vlerësoi me superlativa Guardiolan.

“Mbetet më i miri, pa asnjë dyshim, pavarësisht rezultateve të marra në Champions League”, deklaroi Valverde në nder të atij që konsiderohet si inaguruesi i stilit të lojës “Tiki Taka”, të aplikuar pikërisht te Barça. /XH.K