Aktualitet

Valë shkarkimesh në Kadastrën e Vlorës

Valë shkarkimesh në Kadastrën e Vlorës

Valë shkarkimesh në Kadastrën e Vlorës. Mësohet se është shkarkuar nga detyra kreu i Kadastrës Florian Alimadhi, që mbante postin prej muajit maj të këtij viti. Vendin e tij e ka zënë Alteo Nazëraj, që nga sot do të jetë kreu. Ai ka punuar si specialist në drejtorinë e Hipotekës prej më shumë se 10 vitesh, ndërkohë që profesioni i tij është jurist.

Image result for Alteo Nazëraj

Alteo Nazëraj

Image result for Florian Alimadhi

Florian Alimadhi

Por shkarkimit nuk i ka shpëtuar as nëndrejtori Klodian Troci, i cili është zëvendësuar me Krenar Xhemalin. News 24 raporton edhe disa specialistë të tjerë të shkarkuar, emrat e tyre të pakonfirmuar ende. Arsyet e shkarkimeve nuk dihen, por sipas asaj që raportohet edhe në media, Drejtoria e Kadastrës në Vlorë përmendet si një nga drejtoritë më problematike ndër vite, në lidhje me çështjet e pronave. /Tiranapost.al.