Aktualitet

Valbona do ta lërë karrigen e jurisë te Vera dhe Alketa. Do bëjë programin e saj. Zbuloni ekranin ku do shfaqet

E ka thënë gjithmonë se dëshiron të bëjë një program, por se çfarë e se si ende nuk dihet gjë. Valbona Selimllari ka prezantuar spektakle në fillimet e karrierës. Disa herë ka qenë krah Adi Krastës, e disa herë të tjera krah Ardit Gjebreas. Tashmë do të ketë një emision të cilin do ta drejtojë vetëm. Programi do të shfaqet në Ora News dhe do të nisë në muajin janar. Aq diskrete sa është Bona, e çuditshme edhe sesi ka rrjedhur ky informacion.

[caption id="attachment_140538" align="aligncenter" width="603"](Valbona te programi "Nga e Para", foto nga ADXA)[/caption]

Kujtojmë se spektaklet dhe pjesë e jurive në spektaklet e Verës dhe Alketës, nuk janë e vetmja gjë ku e kemi parë Valbonën. Programi “Nga e para” që u transmetua në Vizion Plus, i cili kishte mision humanitar për të rindërtuar shtëpitë e familjeve me vështirësi ekonomike, ishte një ndër më të ndjekurit. Ndoshta edhe këtë herë formati do të jetë i kësaj natyre. Nisur nga eksperienca e mëparshme e saj, por edhe nga puna që bën në Bashkinë e Tiranës si këshilltare për çështjet sociale, ndoshta do të jetë një program i këtij lloji.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]