Nën lupën e Stela Sallakut

Valbona Selimllari, missi që nuk është miss

Valbona Selimllari nuk është ajo vajza fashioniste që shohim shpesh nëpër rrjete sociale. E kemi quajtur përherë missin e përjetshëm por ajo veç pamje missi nuk ka. Në kuptimin që ka qenë dhe do mbetet më e bukura, por nuk i shton bukurisë së saj edhe veshjen tipike prej missi. Bobi, siç i pëlqen miqve të saj ta thërrasin, në përditshmëri preferon t-shirt dhe xhinse, tamam si stili amerikan. Nuk është se s’i pëlqejnë rrobat e bukura, sepse nëpër evente shkëlqen e tëra me fustane mbrëmjesh ose jumpsuit. Ndonjëherë ka patur dhe veshje jo të kuruara, por siç thonë shpesh, asaj edhe një thes t'i veshësh duket e sharmante.

Gjithsesi kam përzgjedhur 5 veshje shumë të realizuara por njëkohësisht kam dhe pesë sugjerime. Fillojmë me ato më të mirat.

[caption id="attachment_257862" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instagram)[/caption]

Veshjet minimaliste nga Tibi, të bardha ose të zeza do i rrinin mjaft mirë me tiparet gështenjë. E bardha i vë në pah sytë dhe flokët, njëkohësisht të lejon të përdorësh aksesorët e preferuar.

[caption id="attachment_257863" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instagram)[/caption]

Jumpsuit-i blu saks me mëngët e rëna i bën supet të jenë në harmoni me belin dhe vithet. Dekolteja e tregon siluetën më të gjatë dhe elegante. Më pëlqen gjatësia e pantallonave, nëse do i zbulonin këpucët, këmbët do i dukeshin të shkurtra. 

[caption id="attachment_257864" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instagram)[/caption]

Dantella është nga ato materiale që duhet të jetë cilësore, ndryshe i ul pikë gjithë look-ut. Detajet në pjesën e bustit i japin gjithë bukurinë fustanit, sidomos pjesa fundore e mëngëve. 

[caption id="attachment_257865" align="aligncenter" width="497"](Foto nga Instagram)[/caption]

Meqë jemi tek sezoni i printeve të kuadrateve, pikave dhe vijave, nuk kishte si të mungonte një i tillë tek Bobi. Kombinimi i rripave tek supet me mëngët voluminoze vë në pah pjesën e qafës dhe tiparet. Ndaj vathët, rrathët, varset dhe turbanet konsiderohen si “must” këtë verë. 

[caption id="attachment_257866" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instagram)[/caption]

Bluja e errët është një ndër nuancat më të bukura, sidomos kur ka pak shkëlqim. Është ideale për veshje mbrëmjesh, eventesh dhe festash gala. 

Pesë sugjerime

[caption id="attachment_257867" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instagram)[/caption]

Kjo lloj dantelle është pikërisht ajo që po i referohesha më lart si “jo e duhura”. Jaka duhet të ishte punuar më imët që të mos binte në sy filetoja. Qëndisjet e copës janë paksa të rënda. 

[caption id="attachment_257868" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instagram)[/caption]

Kostumi powder blue më pëlqen shumë, sidomos detajet e trëndafilave tek mëngët. Hapja e jakës dhe gjatësia e pantallonave është e duhura. Nëse edhe sandalet do ishin gjithashtu pastel veshja do ishte e realizuar.

[caption id="attachment_257869" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instagram)[/caption]

Jumpsuit-i i zi me bustin me lule, punuar dëndur është shumë i këndshëm për darkë. Valbonës ia tregon bustin e gjerë dhe duket sikur nuk i bie në sy as beli. Ndoshta po ti vinte nje rrip lëkure me dy tokëza do ndryshonte pamje. 

[caption id="attachment_257871" align="aligncenter" width="669"](Foto nga Instagram)[/caption]

Xhinset duken si gjëja më e thjeshtë për t’u kombinuar. Na është krijuar idea se çdo gjë mund të vishet me to. Ama nëse nuk gjejmë ngjyrën që na shkon, është më mirë të mos i veshim. Këtu janë palosur nën kavilje dhe i tregojnë këmbët e shkurtra. 

[caption id="attachment_257874" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instagram)[/caption]

Ka pak disbalancë tek kjo veshje. Çizmet me majë të rrumbullakosur të tregojnë këmbë të vogël, sidomos kur kanë këtë takë. Pallto me rripin e trashë nuk më duket zgjedhje e duhur për trupin e bukur të Bobit. Ka shumë trende të reja që do i rrinin shumë më mirë. Minimalizmi, por dhe asimetria, supet e theksuara ose dizajnet e YSL./Tiranapost.al