Showbiz

Valbona Selimllari i hoqi kilet e tepërta pa dieta dhe pa palestër. Sekretin na e tregoi

Valbona Selimllari i hoqi kilet e tepërta pa dieta dhe pa palestër.

Miss-i i përjetshëm, përherë elegante i mori ca kile vitin e kaluar. Pak më shumë faqe, pak më shumë krahë ia vumë re Bona Selimllarit dhe si me magji, këtë vit i zhduku. Ka njerëz që nuk i heqin qafe për vite të tëra, me dieta, palestër dhe nuk e arrijnë peshën ideale. Për këtë arsye kontaktuam vetë Bonën e cila e tregoi sekretin.

“Sa herë shoh që shtoj ndonjë kile rikthehem në regjim. Bëj vetëm një gjë, braktis bukën. Dhe unë vdes për bukën, sidomos të thekur me gjalp, ose vaj, domate e djathë. Është një sakrificë për mua, por e bëj sa herë e shoh që e teproj. Supë dhe aspak bukë”, tha Bona për Tiranapost.

Dhe në fakt çelësi nuk qëndron vetëm tek heqja dorë nga buka, por tek momenti që zgjedh ajo.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije