Aktualitet

“Vajzën me të cilën ishte Stresi nuk e njohim, ishte kurth”

“Vajzën me të cilën ishte Stresi nuk e njohim, ishte

Të ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, prindërit e Stresit, Sali dhe Shpresa Lushaj, thanë se Stresit i kanë ndërruar dhomën e hotelit. Ata nuk e njohin vajzën me të cilën ishte shoqëruar Stresi dhe dyshojnë se është kurth.

“Është shumë enigmë. Stresi ka rezervuar dhomën tre. Kur ka shkuar i kanë dhënë dhomën 12. Ia kanë ndryshuar. Se ça është futur atje nuk e dimë. Ku është goca? I organizuar aty, s’e di nga është. Po pistoletën pse duhej ta nxirrte? Pse u ndërrua dhoma. Është fakt ky. Kemi folur me të fejuarën e Stresit, me Kejsin. Është shumë e mërzitur, por na beson se gjithçka është kurth.”

Sali Lushaj ka akuzuar direkt Taulant Ballën se ka organizuar arrestimin e djalit të tij, ndërsa nëna e tij tha se do të bëjnë gati padinë për prishje imazhi. Ata kanë thënë se megjithëse në videoklipet dhe në këngët e Stresit ka armë, makina dhe dhunë, kjo nuk do të thotë se këtë sjellje e ka pasur edhe në realitet./Tiranapost.al