Aktualitet

Vajzë apo djalë, komplet ndryshim programi. Ç'do të sjellë në jetë Kate?

Qëkur u dha lajmi i shtatzënisë, të gjithë i kanë drejtuar sytë te familja mbretërore. Jo se s`i kishim sytë atje, por një bebe do të na e nxiste kuriozitetin. Po kush tha që do jetë vetëm një? Mund të jetë më shumë se një. Thashethemet po thonë se Kate është në pritje të binjakeve vajza. Të parat që e kanë marrë vesh ishin nëna dhe motra e saj. Aq e vërtetë duket të jetë, sa që thuhet se Dukesha po kërkon emrat e vogëlusheve. Disa ide i ka të qarta. Dëshiron t`i fillojnë me shkronja të ndryshme.

[caption id="attachment_135595" align="aligncenter" width="629"](Kate, William dhe fëmijët. Foto nga Instagrami)[/caption]

Nëse kjo do të jetë e vërtetë, atëherë, Princi George do të jetë vëllai i vetëm i tre motrave. Gjithmonë nëse prindërit e tij do ta lënë me keq.

Përshtatur nga: Marie Claire

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]