Aktualitet

Vajzat e mira të showbizit

Ka nga ato që e kanë ndarë mendjen të jenë në qendër të vëmendjes me çdo kusht: me të brendshme, pa të brendshme, me foto të nxehta plazhi, me selfie provokuese e poza seksi. 

                     

Ka të tjera që duan të përfliten me çdo kusht: me histori personale, me lidhje, me rrëfime intime dhe sensacion. 

Ka edhe nga ato që duan zhurmën: kunja, sherre virtuale dhe jo virtuale, intervista bombastike, sulme për kolegët, hedhje e pritje batutash.

 

Ka goca që e njohin mirë fuqinë e imazhit: fryrje buzësh, fryrje gjoksi, zmadhim vithesh, zvogëlim hunde, ndryshime të herëpashershme në look, tendenca të guximshme që i provojnë të parat.                                                            

Pastaj ka edhe nga ato të tjerat, që edhe pse i dinë të gjitha këto, u qëndrojnë larg. Kanë imazhin e vajzave natyrale, gati ujë e sapun. Që vishen bukur por thjesht, që e ndjekin edhe modën, por nuk e kanë në listë provokimin. As zhurmën. As vëmendjen me çdo kusht. As ndonjë qëllim që portalet të shkruajnë dy tre lajme në ditë. Shkurt që të japin idenë e vajzës së mirë. Gjithmonë jemi duke folur në pamje të jashtme, se askush nuk ua ka mbajtur pishtarin e askush nuk ka ndër mend t’i hyjë në të thella historisë “ç’do të thotë vajzë e mirë”.

[caption id="attachment_168745" align="aligncenter" width="480"](Jonida Vokshi, foto nga Instagrami)[/caption]

 

Bën filma dhe emisione, ama nuk ndihet hiç zonjusha. E jeton jetën për qejfin e saj pa shumë zhurmë. Edhe fotot i ka të rezervuara. Mjafton aq sa del në televizor.

[caption id="attachment_168752" align="aligncenter" width="472"](Arjola Shehu, foto nga Instagrami)[/caption]

 

Si edhe Arjola Shehu. Çfarë dimë për të? Asgjë për jetën personale. Poston tek tuk ndonjë foto nëpër instagram, më shumë mes të ftuarve të saj të “Kush vjen për drekë”. Pa i bërë buzët si rosak, e pa i nxjerrë vithet pas e gjoksin para. Po t`i kishin ca të tjeta linjat e saj, nuk do merrnin frymë nga setet fotografike me bikini. Kurse Arjola dhe ato foto që ka pa të ftuarit, është e mbërthyer gjer në grykë. Me rroba banje as për ta ëndërruar nuk bëhet fjalë.

[caption id="attachment_168740" align="aligncenter" width="383"](Eva Murati, foto nga Instagrami)[/caption]

Është aq e urtë, e aq serioze, sa edhe në emër nuk i thërrasin. Kudo nëpër lajme i referohen si nusja e Jozefina Topallit, edhe pse është thjesht e dashura e djalit të saj. Eva Murati ka karrierën e vet, po nuk ka shumë fjalë. Nuk ka skandale, sherre, kunja e as shitje nëpër rrjete sociale. Nëse s`do ta dinim se ç`punë bënte, nga fotot e Instagramit, do ta ngatërronim me ndonjë vajzë kolegji. Ja ç`foto poston. Me libra nëpër duar madje.

[caption id="attachment_168744" align="aligncenter" width="357"](Brunilda Lahe, foto nga Instagrami)[/caption]

 Brunilda Lahe ka vite në televizon. Ama pak gjëra dimë për të. Është simpatike. Vishet e rregullohet. Po modestinë mund t`ia dallon që nga fotot. Ja, a nuk duket si vajzë e mirë?

[caption id="attachment_168746" align="aligncenter" width="366"](Agnesa Vuthaj, foto nga Instagrami)[/caption]

 

E bukur, miss e bija e botës, po buzët si viç s`i ka bërë kurrë. As nuk ka përse. A di dikush ndonjë histori sherri që lidhet me të? Agnesa jeton në botën e saj. Aty ku ka qetësi, pozitivitet, foto të bukura, me ngjyra, pa shtrembërime të surratit dhe deformime të trupit.

[caption id="attachment_168748" align="aligncenter" width="454"](Evi Reçi, foto nga Instagrami)[/caption]

 

Mund të kishte bërë një derr sherri Evi Reçi, po nuk e bëri, se nuk është e atij lloji. Të gjithë do kishin shkruar për të. Se do bënin lajmin. Por jo. U rikthye pas 8 viteve në “Kënga Magjike” s`mundi të ishte në finale dhe u tërhoq me kulturë të admirueshme. Lajmëroi qetësisht e pa kunja mospraninë e saj. I uroi edhe suksese kolegëve. Po po, atyre që s`e votuan.

K.S/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]