• Shqip
  • English
  • E diel, 17 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Vajzat e Aurelës sapo i kujtuan historinë e jetës gjithë atyre që janë fëmija më i vogël i shtëpisë


    Është historia e pashmangshme e jetës së motrës së vogël. Ajo e vogla e kupton çdo ditë teksa rritet që gjithçka e motrës së madhe, një ditë do jetë edhe e asaj. Që nga rrobat, këpucët, çantat dhe librat. Të paktën derisa të rriten e të krijojë secila guston e saj. Kështu ndodh edhe në shtëpitë me dy djem. Kështu ndodh edhe në shtëpinë e Aurelës. Gjithçka që e lë Grace e merr Abigail, si rrobat që veshi sot për në kopsht dhe çanta me ngjyra e xixa.

    Postimi i Aurelës në Instagram

    Dhe nëse dikush po mendon: “Sa keq të jesh motra e vogël”, e ka një të mirë edhe kjo punë. Se të jesh e vogla, të përcjell motra e madhe, kapur fort prej dore që nga kopshti e deri sa të kesh nevojë. Ja, si tek fotoja e vajzave të Aurelës.

    “Dritat e syve të mi .🙏 Motra e madhe përcjell të voglën në kopsht. E vogla mban gjithë rrobat që la e madhja, edhe çantën na e fali motra. Se keshtu janë motrat ❤❤ edhe vëllezërit sigurisht”, shkruan Aurela krah fotos.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post