• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Vajzat apo djemtë shqiptarë, cilët bëjnë më shumë palestër


    Gratë shqiptare janë më obeze sesa burrat. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2018 përllogariten 41.7 % e burrave mbipeshë dhe 30.8 % e grave mbi peshën normale. Ndërsa obezë përllogariten 18.1 % e burrave dhe 24.4% e grave.

    Nga ana tjetër, “Monitor” shkruan se burrat shqiptarë ushtrohen më rregullisht se gratë.

    Në përgjithësi, 11,1 % e grave të moshës 15-59 vjeç raportojnë se bëjnë një formë të stërvitjes aerobike 5 deri në 7 herë në javë; 3,3 % bëjnë këto ushtrime 3 ose 4 herë në javë, 3 % bëjnë ato 1 ose 2 herë në javë dhe 82,7 % nuk bëjnë ushtrime aerobike fare. Ndër meshkujt të së njëjtës moshë, 10,4 % ushtrojnë 5-7 herë në javë, 5,9 % ushtrojnë 3 deri 4 herë në javë dhe 77,2 % nuk bëjnë asnjë lloj stërvitjeje./Tiranapost.al