• Shqip
  • English
  • E enjte, 14 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Vajzat angleze nuk kanë para të blejnë pecetat e ciklit, ja çfarë vendos qeveria


    Nxënëset e shkollave në Angli Uells dhe Skci do mund të marrin produkte sanitare pa paguar asgjë, duke filluar nga viti 2020.  Qeveria mori në vëmendje çështjen pasi disa vajza nuk shkojnë në shkollë kur janë me menstruacione, sipas tyre sepse nuk e përballojnë dot të blejnë produktin sanitar.

    Në muajin mars të vitit 2019, kancelari britanik Philip Hammond i cili është përgjegjës për mënyrën se si qeveria i shpenzon paratë, njoftoi se produktet do të ofrohen falas për të gjitha shkollat e mesme dhe kolegjet angleze. Por shumë njerëz thanë se plani duhet të përfshijë edhe shkollat fillore dhe pikërisht kjo gjë u vendos tani.

    Premtimet janë që edhe në gjimnaze dhe kolegje të vendoset e njëjta masë. Për cilat produkte sanitare bëhet fjalë? Janë produktet e vajzave që i përdorin gjatë periudhës së menstruacioneve. Ata ndodhen thuajse  në çdo supermarket por sipas aktivistëve kushtojnë shumë para.

    Menstruacionet janë një pjesë normale që shoqëron rritjen e vajzave dhe zakonisht vijnë me periudhën e pubertetit, por aktivistët thonë se vajzat që nuk kanë mundësi të blenë këto produkte ndihen në siklet për të folur për këtë çështje dhe kjo bën që të mos shkojnë fare në shkollë.

    Sistemi arsimor në Angli është i ndarë në katër pjesë kryesore. Fëmijët në Angli duhet të ndjekin me ligj arsimin fillor dhe të mesëm që shkon nga rreth 5 vjeç deri në moshën 16 vjeç./ The Guardian/ Tiranapost.al. E.B

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post