Botë Te gjitha

Vajza që tronditi internetin me fotot si Angelina zbulon të vërtetën. Ishte mashtrim


Një vajzë e re e cila tronditi internetin me pamjen e saj pasi pretendoi se kishte bërë operacione plastike që të dukej si Angelina Jolie ka zbuluar të vërtetën. Ishte thjesht një mashtrim dhe se të gjitha fotot i ka bërë me fotoshop. Në fakt dyshohej nga shumë njerëz kjo gjë pasi fotot ishin tejet shqetësuese. Sahat Tabar tha më parë se kishte bërë 50 operacione që të dukej  si ylli i Hollivudit Angelina Jolie. Ndërsa lajmi u përhap në të gjitha mediat 19 vjeçarja pranoi vetë faktin se e ka trilluar gjithë këtë histori.

Mbetet e paqartë se çfarë e shtyu iranianen të mashtrojë, por gjasat janë që të bëhej e famshme në Instagram pasi me mijëra njerëz i bënë follow, ndërsa tani ajo ka ndryshuar instagramin duke e bërë një faqe private. “Doja të zbavitesha pak, duke bërë një shaka se dukem si Angelina” tha Sahat për Sputnik, ndërkohë që pritet që ajo të bëhet pjesë e industrive kozmetike. Tiranapost.al E.B

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *