• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lajme shkurt Të gjitha TIP top

    Vajza që shtyu shoqen nga ura 19 metra nuk është penduar


    Shtyu shoqen 17-vjeçare, kundër vullnetit të saj, nga një urë 19 metra e lartë duke i shkaktuar thyerjen e pesë brinjëve dhe dëmtim serioz të mushkërive. Vajza quhet Taylor Smith dhe është 18 vjeç. Daily Mail ka arritur të gjejë identitetin e saj me anë të disa burimeve të afërta të vajzes, të cilat shprehen se asaj as që i intereson dhe nuk ndjehet fare në faj.

    Familja e Jordan Holgerson, e cila është shtruar në spital, ka mbetur e suprizuar nga nga sjellja e Taylor. “Reagoi sikur asgjë të mos kishte ndodhur», ka treguar për The Sun një nga familjarët, që shton: i dërgoi një mesazh por askush s’e besoj se ishte një ndjesë e sinqertë».

    Jordan Holgerson ishte me disa miq mbi urën e lumit Lewis në Yacolt: nuk donte të hidhej, kishte frikë. Në videon e rënies duket qartë vajza që tërhiqet dhe përsërit disa herë «jo», por pastaj shtyhet kundër vullnetit të saj. Jordan ka folur dhe ka thënë «Mund të kisha vdekur».

    Ky post u përshtat nga Huffingtonpost dhe është realizuar nga Klaudeta Skenderasi.