Aktualitet

Vajza e Ornella Mutit është mbretëreshë por jo si mami

Nuk e kemi harruar Ornella Mutin. E kishim dhe ne një fazë kur uleshim në mëngjes përpara televizionit italian dhe çoheshim për të fjetur. Ishte koha kur ata kishin shkëlqimin, kurse këtej nga ne s`kishte ende televizione me shumicë.

[caption id="attachment_131271" align="aligncenter" width="457"](Ornella Muti, foto nga Instagrami)[/caption]

Mbretëresha e ekranit italian ka dhënë një intervistë ku më së shumti ka folur për marrëdhëniet me vajzat e saj. E ka cilësuar veten një nënë të rreptë. Të bijat nuk duhet ta kenë pasur të lehtë në fakt, sidomos vajza e madhe. Në daljet e saj me të ëmën nuk kanë munguar kurrë komentet se është mëkat që s`i ka ngjarë të ëmës nga sytë e shkruar. Po përtej kësaj. Naike Rivelli, vajza e madhe e Muti-t është një nga më aktivet në rrjete sociale, e konsideruar edhe si mbretëresha e rrjetit. Nuk i kursen as fotot private dhe e ëma tha se e mirëkupton këtë gjë. Kanë ndryshuar kohërat. Ornella bënte e bën ende filma, vajzat bëjnë postime.

[caption id="attachment_131272" align="aligncenter" width="488"](Vajza e Ornella Mutit, Naike. Foto nga Instagram)[/caption]

Përshtatur nga: nanopress.it

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]