Aktualitet Te gjitha

Vajza e mitur përdhunohej prej 2 vitesh nga babai! Historia tronditëse e familjes nga Vlora


Historia tronditëse e një 9-vjeçare që abuzohej prej 2 vitesh nga babai u bë publike sot në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Ngjarja e rëndë në Orikum të Vlorës mësohet se nisi që në kohën kur e mitura ishte 7 vjeçe dhe jo vetëm që babai kryente marrëdhënie seksuale me të, por edhe e dhunonte që të mos tregonte. E vërteta u kuptua nga e ëma vetëm në janar të këtij viti.

“Dyshoja sepse gjithmonë e shikoja që donte të flinte në krevat me vajzën kur ishte vetëm në shtëpi, madje shpeshherë mua dhe djalin e madh na dërgonte te vëllezërit e mi. I thosha se ti diçka bën me vajzën, por më rrihte e më linte në shesh të vdekur. E kapa në flagrancë nga dritarja e dhomës”, rrëfen e ëma e së miturës për “Fiks Fare”.

Të nesërmen e zbulimit kjo e fundit e denoncoi bashkëshortin në polici dhe arrestimi i tij u bë më 22 janar të këtij viti. Por historia e kësaj familje vazhdon më tej, fëmijët nuk mund të ndjekin as shkollën, pasi tallen nga bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa jetojnë në kushte të vështira ekonomike, pasi asnjë prej pjesëtarëve të familjes nuk punon. Nëna e të miturës bën thirrje për ndihmë, ndërsa tregon se lajmi është përhapur në të gjithë fshatin./ Tiranapost.al