Aktualitet

Vajin e peshkut konsumoje për diçka tjetër, se zemrës nuk i bën fare punë!

Është thënë shpesh se vaji i peshkut duhet të konsumohet pasi mbron shëndetin e zemrës, por një studim i fundit nga ekspertët tregon se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se vaji i peshkut nuk ka asnjë lidhje me zemrën.

Studiuesit e Cochrane rishikuan të dhënat e rreth 100 mijë njerëzve të cilët kishin përdorur kokrrat me ajin e peshkut, në një trajtim që fillon nga 3 deri në gjashtë muaj, dhe zbuluan se vetëm në shumë pak raste ka pasur ndikim për mirë, apo në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ata thonë se shansi për të marrë ndonjë përfitim kuptimplotë nga marrja e omega-3 është një në 1,000 raste.

Megjithatë, ata thonë se vaji i peshkut mund të rekomandohet si pjesë e një diete të shëndetshme. Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin është konsumimi i peshkut, dhe jo vaji. Sipas tyre, njerëzit duhet të hanë peshk dy herë në javë, dhe rekomandohet  të konsumohet më shumë salmoni./Marrë nga Independent, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Woman taking omega-3 capsule

mackerel