Aktualitet

Ushtarë grekë apo italianë? Studiuesi Aulon Tare zgjidh misterin e eshtrave të gjetura në Tepelenë

I ftuar në “45 minuta” në Report Tv, studiuesi Aurel Tare tha se eshtrat e dy ushatrëve grekë të gjetura dje në në Dragot të Tepelenës janë të ushtarëve grekë pasi aty ka qënë epiqendra e luftës italo-greke. Lufta ka përfunduar me fitoren e italianëve. E parë në këtë prizëm historik, studiuesi i jep të drejtë arsyetimit të tij.

Duhet t’u ngrihet një memorial nga shteti ynë”, tha Tare.

Ndërkohë ditën e djeshme pas lajmit për gjetjen e eshtrave dhe miratimin nga Ministria e Jashtëme e Greqisë nëpërmjet një postimi në Twitter, një arkeolog shqiptar hodhi dyshime se bëhet fjalë për trupa italianë nëse i referohemi atyre të dhënave.

Ndërsa arkeologu Etnor Canaj, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook” tha se eshtrat në fjalë nuk u përkasin ushtarëve grekë. Dhe për të vërtetuar këtë, Canaj tha se duke parë fotot e publikuara të numrit të identitetit është qartë se i përkasin një piloti italian. /Tiranapost.al