• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Ushqimet që na relaksojnë në fund të ditës/ Ja çfarë sekretesh zbulon Anjeza


    Anjeza këtë herë na sjell disa informacione për ushqimet që na largojne stresin dhe na qetësojnë fund të ditës. E keni gabim nëse mendoni se kalon vetëm me një çaj kamomil…

    Anjeza Maja/ Në dimër, në darkë në shtëpi, ngrohtë, filma, me njerëzit më të dashur edhe vetëm pse jo, gjithmonë mendjen e ke tek ushqimi, mundësisht tek pjatat e ngrohta apo tek të skuqurat.

    Sidomos ato nëna që ushqejnë fëmijët në darkë me tostin e mbushur me djathë, sallam ose ndonjë pjatë makarona që e pamundur t’i rezistosh dhe të mos tundohesh, dhe pas pak minutash të fajësosh veten, përse nuk rezistova??

    Në këto rasta të dashura gra, unë veproj kështu: laj dhëmbët dhe nuk e prish aromën embël dhë të freskët të pastës larëse. Në njëfarë mënyre vras atë momentin kur të “shkon goja lëng”. Këshillë praktike kjo që mua më funksionon.

    Ndërsa përsa i përket rregullit se çfarë të hamë unë sugjeroj kështu:

    Hani një pjatë me fruta të tulta dhe të lehta në përtypje si një kupë luleshtrydhe, katër deri në pesë mandarina, një portokall, sepse kështu nuk do të lodhni stomakun, dhe beni gjumë të qetë.

    Stevia (bima dhe sheqeri bimor)

    Këto fruta ndihmojnë në mirëmbajtjen e trupit, të japin kënaqësi, dhe gjumë të qetë, që në mëngjes të ndihemi të shplodhur, gati për një ditë të re.

    Kosi do ishte një tjeter alternativë pse jo i kombinuar edhe me frutat e mësipërme.

    Nëprërmjet të ngrënit në e relaksojmë trupin, madje edhe aroma e tij ndryshon nëse nuk do të ushqeheni mirë, herën tjetër në “It’s butter baby” ju tregoj ushqimet që ndikojnë në aromën e trupit.

    Çaji gjithashtu, duke filluar nga i bardhi, kamomil, valerjana, livando, xhinxher, dafine pa sheqer ose me pak mjaltë, apo ëmbëlsues natyral si stevia, ndikojnë menjëherë në largimin e stresit të ditës.

    Çaj Valeriana

    Përveç çajit edhe një gotë qumësht do ishte alternative për një gjumë të mirë, ose duke e përzier qumështin me çajrat e mësipërm.

    Supa me perime, të ziera mirë, do ishte darka perfekte, mundësisht të mos shoqërohet me bukë dhë të jetë kremoze.

    Në darkë kurrë nuk duhet të rëndohet stomaku dukë ngrënë perime të forta të pagatuara si karrota, speci i kuq dhe ai jeshil i gjallë.

    Ju siguroj që trupi do të ndihet më i lehtë dhe gjumi juaj më i qetë. Copyright/ tiranapost.al

     

     

     

     

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690