• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle My Tirana Të gjitha

    Ushqim dhe balet këtë fundjavë, detajet ku dhe si i mësoni këtu


    Tirana Street Food Festival (14-17 nëntor, 10:00 – 02:00)

    Sheshi Nënë Tereza

    E nisur nga Bashkia e Tiranës si traditë pak kohë më parë, ky edicion do të zhvillohet si festival me përmasa ndërkombëtare. Jo vetëm ushqimet e rrugës por të gjitha llojet e kuzhinave që do të shërbehen në një festival të tillë, me qëllim dhënien e mundësisë së shijimit të vizitorëve të ndryshëm. Ky panair ka si qëllim sjelljen e disa komponentëve kulinarë Europian me eksperiencë në të tilla organizime, rritjen e standardit të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve në street food-in vendas, krijimin e një hapësire për bizneset vendase ku mund të shohin ose gatuajnë produkte/ushqime që i ofrohen qytetarëve vendas dhe turistëve të huaj të cilët janë gjithmonë në rritje.

    Balet “Zhizel”, 14 – 15 nëntor, 19:00 – 20:30

    ArTurbina

    Baleti klasik njeh në gjithë historinë e tij 7 shfaqje të famshëm, “Zhizel” është njëri prej tyre. Kjo është një arsye që kjo shfaqe duhet të ndiqët në datat 14 dhe 15 Nëntor në ArTurbina. Është një përrallë që mund ta shikosh në çdo kohë e në çdo moshë!

    Muzetë dhe edukimi në të ardhmen (15 nëntor, 10:00 – 20:00)

    Banka e Shqipërisë

    Konferenca III e Muzeut të Bankës së Shqipërisë “Muzetë dhe edukimi në të ardhmen”. Banka e Shqipërisë do të organizojë Konferencën e III të Muzeut të Bankës së Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 15 nëntor 2019, në selinë e saj qendrore, në Tiranë. Konferenca njëditore do t’i kushtohet temës: “Muzetë dhe edukimi në të ardhmen”.Banka e Shqipërisë fton të interesuarit të shprehin interesin për të qenë pjesë e kësaj konference, duke dërguar një abstrakt të zgjeruar të kumtesës së propozuar dhe një jetëshkrim të shkurtër deri më 15 shtator 2019

    Teatër “Zogu i zi” (16 – 17 nëntor, ora 19:00)

    ArTurbina

    “Zogu i zi” shkruar nga David Harroëer, do të ngjitet në skenë më 16 dhe 17 Nëntor në ArTurbina , ora 19:00, nën regjinë e Kiço Londos. Në role kryesore interpretojnë aktorët Laura Nezha, Alfred Trebicka dhe Rexhina Ibro.“Zogu i Zi” bazohet në historinë midis një vajze 12 vjeçare, e cila takohet me një burrë rreth të tridhjetave në një barbekju, dhe aty nis historia e marrëdhënies midis tyre. Këto personazhe takohen pas 15 vitesh, për ti dhënë mundësi njëri-tjetrit të rindërtojnë historinë e tyre.

    Balet në akull (16 nëntor, 19:00 – 20:30)

    Pallati i Kongreseve

    Balet në Akull – brenda sallës së Pallatit të Kongreseve duke e shndërruar për herë të parë të ekzistencës së saj në një pistë të shndritshme akulli. Trupa Shtetërore e Shën Petersburgut do të performojë në datë 16 Nëntor 2019, me rreth pesëdhjetë balerinë profesionistë dhe fitues çmimesh të Konkurseve Botërore dhe Evropiane të Patinazhit dhe Lojrave Olimpike kanë qenë ndër vite pjesë e Baletit në Akull të Shën Petersburg-ut. Baleti në Akull sjell një performancë të jashtëzakonshmë me një ndërthurje zhaneresh, ku baleti klasik është baza e kësaj shfaqje, me koreografi të ndërtuar mbi kompozimin e Pyotr Ilyich Tchaikovsky, por patinazhi dhe akrobacitë mbi akull janë magjia e mbrëmje.

    FILMAT

    MIDWAY

    HUSTLERS

    DOCTOR SLEEP

    THE ADDAMS FAMILY

    TERMINATOR: DARK FATE

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post