• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Urimi i Saimir Tahirit për ditëlindjen e PS me disa emra që s’i njohim,por që siç thotë ai: Ne të tjerët kemi gabuar, këta jo. Kurrë!


    Saimir Tahiri ka zgjedhur urojë Partinë Socialiste në 28-vjetorin e themelimit të saj, me një mesazh të veçantë. Përmes një postimi në Instagram, Tahiri ka zgjedhur të sjellë shembullin e Norës, (një emër që nuk e njohin shumë persona), por që sipas tij kushdo që ka hyrë në PS e njeh shumë mirë.

    E fill pas saj, ai ka përmendur emrat e socialistëve të thjeshtë, duke i falenderuar për kontributin e tyre.

    “E njeh Noren, po ke shkelur te pakten nje here ne pragun e PS! Te pershendet e perqafon me dashuri, sic ka bere me mua cdo here, qe shume vjet me pare.

    Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjeret, nuk i ben asnje dallim.

    Si Nora, eshte Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjere qe kane qene e jane te zotet e shtepise ne seline e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijra njerez te tjere qe te PS kane pare forcen e shpirtit per te ardhmen e femijeve.
    Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre!

    Gezuar per ju, e per gjithe njerezit qe duan Shqiperine! #gezuar28vitePS”, shkruan Tahiri. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690