Te gjitha Urban

Urban, vjedhje dhe politikë


Nga “Fatorinoja”/Javë e re, kësmet i ri! Plot energji dal nga shtëpia. Delli ndriçonte, por me “dhëmbë” ama. Ngadalë, ngadalë shkoj tek stacioni. Disa të qeshur, disa flokët pa krehur, të tjerë që pastronin sytë. Helbete, secili në hall të vet, mendova.

Bupp, pippp…

Boria e urbanit, sikur po jepte shpirt. I mirë ishte, firzamonikë. Me pak mund e zë një vend, në këmbë.

-Abone, i them fatorinos pa më pyetur.

-O dak, unë s’po shkoj orën e parë. Po shkoj t’i marr ndonjë dhuratë gocës.
-As unë, tek kafja do jem…

Sa të largohet ky 14 shkurti, do ndihemi më rehat. Pas dy stacionesh fatorinoja mbështetur afër meje. Shikoj gjurmonte me telefon urbanin tjetër. Ouu GPS i Lali Erit po funksionon.

-Ça ke që shef ë??
-Jeni me GPS tani ë??
-E pse ca problemi ke ti, kë ndonjë hall?
-Jo mo, kuioz
-Ik or çun shif punën tate…

Me të gjet belaja me fatorinon. Po më pëlqente ideja, që dikush ja u paska bërë 8 me 2.

-Hajdeni, zbrisni…

***
Hajdutë në urbane sa të duash. Madje ka nga ata që bashkëpunojnë dhe me fatorinot. Pas punë, një djalë jo më shumë se 15-vjeç iu ngjit nga pas një zonje. Nga stacioni deri sa ia morri…

-Hipni, hipni!!!

Ngjeshur sa më s’ka. Dikush fliste në telefon, dikush tjetër bisedonte me shokun/shoqen.

-U harruan paret Naimo. Ai që i morri t’i haj gëzuar!
-E dëgjove atë sot, Gazo, saje qorrin si i thotë Berisha. Do i zëmë thanë
-O po të dojë shteti zë lepurin me qerre, po s’do. Lë ç’thotë ai

Cepi i syrit me zinte djaloshin, teksa mundohej t’i hapte çantën zonjës. Dhe unë mundohesha t’ia bëja me shenjë zonjës. Ishte e kotë… Të tjerë njerëz hipën në stacionin e radhës.

Pas kaloi dhe një tjetër stacion zonja bërtiti

-Uauuu, më kanë vjedhur telefonin.

Në një kryqëzimi, ndaloi urbanin dhe i tha policit të rrugores, i cili më pas njoftoi kolegët e tij të krimit. Bela, mbetëm aty peng.

Për kështu gjërash të vogla, policia vjen menjëherë. Erdhi i madhi, vallai shefi i komisariatit të policisë. Të gjithë në radhë për një, tek dera e parë. Kontrollo, zbrit.

-Zotëri, unë të lejoj të më prekësh. Dua police femër, si mund të më prekësh ti mua. Jam grua e martuar unë.

Shefi nuk bënte dallim, vetëm fut duart.

-Të keqen nëna unë nuk ka pse ta dua telefonin e saj, është me prekje. Se përdor dot.
-Po, si mund të më kontrollosh ti mua. Asnjëherë në jetën time s’kam shkelur ligjin.

Telefoni nuk u “ndie”. Pasi më kontrolluan, zbrita. Po ashtu dhe polici, policia. U kujtuan si kofini pas të vjelit!

(E hënë, 13 Shkurt 2017)