Te gjithaUrban

Urban, sherri Enca-Noizy


Nga “Fatorinoja”/I dehur me gjumë. Zgjohem me buzëqeshje, shpejt e shpejt bëhem gati. Pjesa më e madhe në rrugë e njerëzve, buzëqeshnin. Efekti Shën Valentin, një ditë pas. Dielli shndriste.

-Biro, këtu vjen ajo unaza?
-Po, këtu kalon.

Një sirenë autoambulance buçiste fort. Përpiqej të çantë trafikun por ishte kotë, makinat ishin koklavitur keq. Pas autoambulancës fshihej urbani.

Para se të vinte urbani, një makinë më qëndron para këmbëve.

-Hajde, hajde pa ardhur policia. Se na vë gjobë.

Një koleg i imi u tregua zemër mirë, për të më çuar në punë.

***

Pas pune lutesha ta kisha të njëjtin fat. Por jo. Si hu në stacion. Më duhej të prisja.

-Largohuni nga dera, të zbresin pastaj hipni!

Kush e kush të nxitoj, i pari të hipi. Të gjithë shtyhen, këmbët shkelen e falje nuk kërkon askush. Këta jemi ne.

– Do t’ja liron vendin nënës, se është e moshuar?
-Ehu, dhe unë i lodhur jam.
-Mirë bir, nuk ka gjë. Rri se dhe ti do rritesh.

Adoleshentët e sotëm kulturën shpesh e harrojnë ta marrin me vete. Janë nga këta që dëgjojnë Noziy-n, Encën, OTR e çfarë vazhdojnë.

-O lale u pajtuan prapë ë? Po këta gazetarët janë legenë, duan t’i ndajnë
– Quenn, quenn është ajo me plak (quenn-mbretëreshë)

Ishin të dy jo më shumë se 15 vjeç, e flisni për “sherrin” Noziy-Enca.

-O dak, unë i komentova me atë profilin flas në instagram, me atë Iam_Enca. I thash ore plak, si me e përzënë ti atë nga OTR.

-E ça të ktheu e?!
-Jo me jo, po e di unë. E bëjnë kshu kot ata. Për më shumë famë. Ata duhen me. I kanë zili të gjithë.

Isha shumë stacione larg, nga shtëpia por…

-Mbaje, pak shofer.

Të gjithë çuditshëm më panë.

-Të lutem më duhet të zbres. Ju kërkoj ndjesë.

Nuk mund të vazhdoja të prishja dëgjimin tim. Më mirë rruga në këmbë!

(E mërkurë, 15 Shkurt 2017)