Te gjitha Urban

Urban; Luli dhe xhaxhi me iPhone


Nga “Fatorinoja”/ Ju kam munguar, e di! Këto ditë kam udhëtuar me taksi. Nga xhepat i boshatisur, po ashtu dhe nga informacionet. Ndryshe nga kryeministri Edi Rama që të vërtetat i merr kur bën xhiro me taksi, mua drejtuesit e taksive nuk më thanë asgjë. Ishte e kotë, sot morra taksi për të arritur urbanin.

-Djali ti?
-Abone zotëri…

Më kishin munguar njerëzit turmë, ato fërkimet. Madje dhe era e djersës së fatorinos.

-O shiko si fle mbi timon, ky… Po i dola do ta bëj peshk

Nuk kishte faj shoferi. Trafiku në Tiranë është rënduar, ca protestojnë e ca të tjerë e pësojnë. Kështu është jeta, çadra e opozitës para Kryeministrisë e ka bërë lesh e li trafikun.

-Taqo më duket se 2017 do bëhet si 1997, e dëgjove kërcënoi Luli.

-Hekurano nuk ka bythë ai jo, kot i ka. Klithma. Kush e ka ngenë sot të luftojë. Ai nuk është në vete, po nuk ka ça bën edhe bërtet ashtu si gomar.

-Më habiti këtë radhë, si nuk i ka ik zëri.

-Moza me sa ishte domatja moj?
-Lëre mos e pyet shtrenjtë shumë, me të ngel në fyt kur ta hash. Po ç’të bësh.

Shi jashtë dhe shi brenda në urban. Çadrat pikon mbi këpucë. Mundohesha të lëvizja këmbën, pa dashje shkel dikë.

Kthej kohën, kur mbeta i habitur. Një yll i vërtetë pas meje. Për pak desh e putha, do ishte puthje aksidentale që do e doja shumë. E mbajta veten.

Një i moshuar para lundronte në internet. Cërr,cërrr… Djali nga Greqia e merrte në viber. Hapi kamerën e drejtoi nga vetja dhe nisi muhabetet.

-U martua dhe Visi… Po po, ka marrë një çupë që, ta pish në kupë. E mirë shumë dhe familja ishte shumë e mirë. Pati fat pati…

-Më dëgjon, alooo… Aloooo

Mu kujtua jo reklama e famshme: interneti çfarë interneti, dy orë vajza dhe…

-Ma ka sjellë djali nga Greqia këtë telefonin, është kështu me gisht.
-Po e di zotëri, është shumë i mirë.

Në fakt i moshuari kishte telefon më të shtrenjtë se i imi. “Uroj mos ta vjedhin xhaxhi”, po mendoja me veten.

-Rruga e Elbasanit të bëhet gati të zbres.
(E shtunë, 25 Shkurt 2017)