• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Urban

    Urban, lali Eri dhe Ilir Meta ishin bashkë


    Nga “Fatorinoja”/ I lodhur të ecja deri tek stacioni i Unazës, në mëngjes herët marr urbanin e ish-Uzinës së Autotraktorëve. Kur ç’të shikoj, sërish lali Eri. Kishte bërë një xhiro lart e po ulej për poshtë, drejt qendrës. Urbani njerëzit i kishte të pakët.

    -Hajde kingo, hip.

    I buzëqesha, nuk kisha çfarë të bëja…

    -Po shkon në shkollë?

    -Jo në punë…

    -Mendova nga çanta ndaj…Po pse nuk merr një biçikletë? Me mirë, bën dhe pak stërvitje.

    Çfarë t’i ktheja përgjigje? T’i tregoja se një biçikletë kushton sa gjysma e një makine, nuk do më besonte. T’i tregoja që Tirana nuk ka rrugë për biçikleta, do thoshte që do t’i bënte.

    -Është pak ftohte tani ndaj. Po na i rregulluat ju urbanët më mirë, do na bënin punë.

    -Më falni, ju djali keni abone apo biletë?
    -Abone zotëri…

    -O lal, po ne po punojmë e shikon ti? Ai i pari vetëm flinte gjumë, ne po punojmë. Çdo gjë në kohën e vetë o lal.

    -Punon i miri i nënës, punon! Vetëm punën ka në dorë ky. E kemi më të mirin e Tiranës

    Një zonjë e moshuar nuk pushonte duke i puthur dorën.
    -Më erdhi stacion të zbres, ju uroj sukses në punën tuaj!

    -Një foto, një foto bashkë nuk do e bëjmë?

    -Herë tjetër, sot i kam flokët pa rregulluar.

    Rastisi mirë, sa zbrita nga një urban, hipa tek tjetri. Unaza ishte plot, nuk merrte ajër. “Eh të ishe këtu more lali Eri”, mendova.

    ***

    Koha e vrenjtur i bën njerëzit si të shushatur. Të gjithë prisnin urbanin. Milet i madh. Pas 15 minutash erdhi firzamonika.

    -Hajde se jemi vonë, nxitoni!

    -Bir i nënës me ndihmo pak të hipi.

    Sistemohem diku në këmbë. Disa shkonin për tek protesta, ishte turni i tyre i pasdites. Abonenë mbaja në dorë, 10 herë kalonte fatorinoja mes urbanit 20 herë kërkonte lekët.

    -Do iki Likja o Shyqo?

    -Po hëngri ndonjë ngjalë me Bashën, ka mundësi Raqi.

    -Syrin ia shkeli Basha dhe Berisha, po tani të shikojmë. Se i vetëm nuk fitojnë dot këta jo, kështu duan.

    -Meta di vetëm të haj, sa andej sa këtej. Po nuk besoj, di ai se çfarë luhet.

    Një zonjë e shendosh po më shtynte, nuk mbante dot ekuilibrin. Epo bela…

    -Zonjë, të lutem se të gjithë në këmbë jemi.

    -Ore po Sala është budalla, po nuk e lanë këta. Më tha një komshi mua, po të kishte folur ai do kishte dhunë. Njeri i dhunës është ai.

    -Shyqo, iu ka ardhur momenti. Do arrestohen për ato që kanë bërë. Edhe Sala dhe Likja. Boll kanë vjedhur. Dëgjo mua, hajde dil nga darka andej nga mua, thërrasim edhe Ismetin e Gaqon e bëjmë ndonjë domino.

    -Ik o Raqi, ik…

    -Zonjë, të lutem shtyhu pak se na hipe sipër. Edhe një stacion durova.

    (E hënë, 20 Shkurt 2017)

    1 Koment