Histori Personale

Urban; kjo është një pjesë e Tironës sonë

Nga “Fatorinoja”/ E hëna nisi e zhurmshme që në mëngjes... Të gjithë ishin këtu, në kryeqytetin tonë. Një për shkollë, tjetri për punë, dikush për të kërkuar një shtëpi me qera. E, ai atje tej për politikë.

Boritë e makinave e bilbili i policit buçisnin.

-Kalo, kalo! Ec hidhi këmbët, liro rrugën...

E kush do t’i bindej që herët në mëngjes policit. Mendja e atyre që kalonin rrugën ishte ende përgjumësh.

-Prisni, prisni të zbresin... Ju lutem, lironi derën.

Si gjithmonë mëngjesi në linjën e unazës ka vuajtje. Shtypje, secili nxiton të zërë një vend, qoftë ky dhe më këmbë.

-Iku e zeza, u harrua...

-E vrau, që e vraftë Zoti. Po si nuk ju dridh dora? Si e bëri, që... O Zot.

-Lekë, abone, lekë... aboneee. Ore doni abone të re?

-E dëgjove o Lilo, i madh ai Fuga. I kishte dërguar letër Ramës për atë Akademinë e Shkencave

-Po mo po... Aman të gjithë janë të lyer. Dhe ai vetë. Ndaj bëjnë kështu këta gam-gamm, kanë hallin e vetë.

-Që thua t’i Qamil unë kam hallin e opozitës, Luli ende po fle. Ajo gruaja e Likes sikur e ndjen veten akoma në qeveri. Nuk janë mësuar këta me opozitë, duan vetëm të hanë.

-Stacioni i radhës. Hajde zbrisni. Nxitoni, nxitoni!!