• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Urban

    Urban, dëshmitarët e Jehovait dhe zonja me qen


    Nga “Fatorinoja”/Tak, tak… tak, tak, tak

    Dera binte aq fort. Ishte mëngjes, por dera binte aq fort. Njeri nuk prisja. Përgjumësh ngrihem, dhe shikoj nga “syri magjik” kush fshihej përtej derës. Dy vajza të veshura mirë, madje dhe me këmishë të bardhë, ndërsa mbanin në dorë disa libra.

    -Një minutë

    Sa u vesha dhe hap derën.

    -Gjesi

    -Mirëmëngjesi, keni 2 minuta kohë të njiheni me Zotin tonë?

    Buzëqeshja e tyre bashkë me Zotin “e tyre” nuk më ndaluan që pa një, pa dy të mbyllja derën pa thënë asnjë fjalë.

    -Ufaaa

    Pasi bëhem gati, rrugës nxitoj për të arritur herët në punë. Ishte një mëngjes jo i mirë, ndaj vendosa kufjet. Nuk doja të dëgjoja asnjë muhabet në urban.

    ***

    Pas punë e kisha lënë të takoja një koleg. Nuk morra linjën e zakonshme, e ndryshova. Më binte më mirë.  Disa metra në këmbë, pak sherr me shoferët e makinave dhe arrij në stacion. Vizat e bardha në rrugë shpesh kthehen në viza të vdekjes, në Tiranën tonë. Erdhi, urbani i bardhë.

    -Djalka, hip… Lironi derën, lironi bre derën

    Abonenë mbaja në dorë dhe zura një vend, në këmbë.

    -Ti djalka, do na japësh lekat?

    -Abone…

    -Mos, po dhe ti oo… Opo neve do na japi ndonjëri leka, apo t’i lëmë kalamajt pa bukë në darkë.

    Teksa kaloi tek i radhës, humori nuk i mbaronte. Një zonjë përballë, në moment frenimi më shkeli këmbën.

    -Më fal!

    I buzëqesha…

    -Djalka, ti ishte? Lekat do na i japësh, apo ç’e deshe?

    -Isha zotëri…

    -Alo, shpirti, rrushi ime… Erdha. Mos u mërzit ti

    Zonja në fjalë, po fliste në telefon. Mendova ose burrin, ose fëmijën. Pas e mbylli telefonatën e parë, zilja i ra sërish. Këta radhe ishte telefonata me Messenger dhe me kamerë.

    -Rrushi i mamit ti, bukuroshi i mamit ti… Ku të ka mami ty?

    -Ham, Ham, u dëgjua një e lehur qeni.

    Shikoj në urban mos kush e di, kishte ndonjë. Por jo, zonja në fjalë fliste me qenin. Doja të dëgjoja dhe më tepër, por…

    -Djalka, zbrit ë të keqen. Na liro dhe derën!

    (E premte, 10 Shkurt 2017)

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post