• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Urban

    Urban; Baftjari, Muli dhe Braçja


    Nga “Fatorinoja”/

    “…Baftjar, Baftjar je super i paparë 

    Ta gëzojmë Baftjarin me raki Skrapari

    Baftjar, Baftjar je i paparë…”
    Nuk po e merrja vesh apo e këndoja vetë apo po e dëgjoja këngën e Yllit. Për alarm kisha vendosur diçka të butë, të ëmbël, se i ashpër ishte vetë zgjimi në atë orar të mëngjesit.

    Isha më herët. Komshiu kishte menduar për mua, të mos isha bërë vonë për punë. U ngrita nga shtrati mes vendimit a duhet t’i shfrytëzoja ato minuta apo të dilja më herët. Çdo mëngjes që vjen më herët se mëngjeset e zakonshme të ngjall ndjesi të bukura, ndjesi jete.

    Tak, tak, tak… Tak, tak, tak

    Ishte shumë e mirë, më kaloi. Preferoja edhe vetë të qëndroja nga pas. Rastisi të isha ne urban me të. Sytë nuk ja ndaja.

    -Shtyhu pak o djali, sa të kalojmë.

    Jo nuk mund të më ikte nga sytë. E donin pafundësisht. Stacioni më ndau. Ishte para meje. Dy stacione të tjera, të trishtueshme.

    ***

    E entja është dita e doktorit. Jo, këtë të enjte ama. Flamur Noka tentoi të rrihte kolegun e tij socialist, Erion Braçe. Epo sherri për burrat është.

    -Ere bab, hipni o hipni

    -O mret (mbret) po t’i ca bane e ca bane? Hip lart, liro rrugën.

    Fatorinoja e kishte me qejf ditën e parë të punës. Kështu ndodh gjithmonë. Njerëz ngjitur njeri me tjetri. Njëri hap gojën, i shikon edhe dhëmballën më të fundit të prishur.

    Tjetri psherëtin, por ti e vendos dorën tate para, për të penguar uraganin që do dali. Një tjetër më lart, gishtin në hundë. Në fakt të gjithë gishtat i provon.

    -A e pe, e rrahu Mul Noka? Ia hoqi me atë kokës. Malok dreqi ai.
    -Po dhe atij, nuk i rri goja. Si kone bën: gam, gam, gammm
    -Nuk ka lezet Sandër jo, turp. Politikanë këta. Duan të futemi në BE. Këta të gjithë një hale janë.
    -I shtyn ai mo, Sala. Ka protestën të shtunën. Kush e di çka në plan të bëjë.

    -O mret, po ti e la ça ke?
    -Abone zotëri.

    Trafiku sa vinte edhe më shumë rëndohej. Bilbili i policit rrugor as nuk ndihej. E për ters, semafori i kuq gjithmonë.

    -Unë mendova se ata do kapeshin, për lesh të gjithë. Por jo.
    -Po kshu bëjnë o Tano, nuk ishte as Likja e as Rama. Kot bën Sala, nuk e voton më njeri tani.
    -Jo mo jo, protesta do jetë e madhe. Ka shumë të pakënaqur.
    -Ehaaaa

    Era rëndohej, temperaturat ishin paska të larta. Po mendoja ndërkohë, kur të vijnë vera. Hajde, hajde…

    (E enjte, 16 Shkurt 2017)

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post