Botë Te gjitha

Uragani Florence! Si po e përballojnë banorët dhe pse disa nuk pranojnë të largohen


Një nënë e re me dy fëmijë foli për gazetarin e CNN ku tha se nuk ka asnjë vend tjetër ku të shkojë, se nuk ka as shtëpi dhe as një punë “ Nuk dimë çfarë të bëjmë apo çfarë do ndodhë pas kësaj ngjarje. Kush do kujdeset për ne? Ndërsa një burrë tha se nuk do largohej nga shtëpia sepse qenin e tij nuk e pranojnë në strehë. “Nuk do e lë kurrë vetëm qenin tim. Nuk mund ta lë këtu”. Lexoni artikullin e plotë.

Mijëra shtëpi janë pa drita në Carolina të Amerikës ndërkohë që dallgët e detit e kanë rritur fuqinë për shkak të uraganit Florence që po bën rrugën përmes bregut lindor amerikan. Sipas mediave amerikane, uragani lëvizi drejt tokës me shpejtësi maksimale në rreth 150 km.h, ndërkohë që tani thuhet se e ka ulur fuqinë, ndonëse rreziku për jetën ende mbetet i lartë. Meteorologët thonë se pasojat pas largimit të uraganit mund të jenë katastrofike dhe se priten përmbytje të mëdha. Paralajmërimet për evakuim janë në fuqi për më shumë se një milion njerëz. Guvernatori i Karolinës së Veriut, ku Florence pritet të bëjë goditjen e fundit, tha se ekipet e shpëtimit duhet të punojnë me kujdes dhe të tregojnë forcë e durim.
Sipas ekspertit Brancon Locklear, Karolina e Veriut mund të përjetojë reshje të mëdha shiu pas tetë muajsh, për dy deri në tre ditë radhazi.

Two people walk in flooded streets in New Bern, North Carolina

Njerëzit që jetojnë pranë lumenjve, përrenjve dhe zonave pranë ultësirave janë më të rrezikuarit për jetën. Janë më shumë se 12 mijë njerëz që po strehohen në disa strehimore të ngritura në raste emergjencash. Një nënë e re me dy fëmijë foli për gazetarin e CNN ku tha se nuk ka asnjë vend tjetër ku të shkojë, se nuk ka as shtëpi dhe as një punë “ Nuk dimë çfarë të bëjmë apo çfarë do ndodhë pas kësaj ngjarje. Kush do kujdeset për ne? Megjithatë jo të gjithë i kanë vënë veshin paralajmërimeve të lëshuara prej ditësh. Një burrë tha se nuk do largohej nga shtëpia sepse qenin e tij nuk e pranojnë në strehë. “Nuk do e lë kurrë vetëm qenin tim. Nuk mund ta lë këtu”. Sipas kompanive të energjisë elektrike, deri në tre milionë shtëpi dhe biznese do jenë pa drita deri në qetësimin e situatës. Shihni videot më poshtë./ Marrë nga CNN për Tiranapost.al  Elisa Bajrami.

 

Image result for Hurricane Florence: Life-threatening storm starts to lash Carolinas

Image result for Hurricane Florence: Life-threatening storm starts to lash Carolinas

Image result for Hurricane Florence: Life-threatening storm starts to lash Carolinas