SPORT

United dhe Roma zhgënjejnë në Champions League

Mbrëmjen e sotme janë luajtur dy ndeshje të tjera të vlefshme për eliminatoret 1/16 e Champions League. Manchester United vizitonte Sevillan në Spanjë në një ndeshje që u mbyll pa gola, por që kishte përplasje të forta fizike dhe një lojë intensive nga të dyja palët.

Ndërkohë, ndonëse Roma shënoi e para në Ukrainë kundër Shakhtar të Donjeskut me anë të Under në minutën e 43’, ukrainasit kanë përmbysur rezultatin me dy gola, respektivisht të Ferreyra (52’) dhe Fred (71’).

Të dyja ndeshjet premtojnë sfida kthimi interesante, pasi çështje e kualifikimit mbetet e hapur. K.H/ tiranapost.al