SportTe gjitha

United i dëshpëruar, 32-vjeçari i La Liga-s refuzon 9 mln euro në vit


Manchester United është i dëshpëruar për të blerë një mbrojtës dhe ditën e sotme, e fundit e merkatos për Premier League, Jose Mourinho ka bërë një tentativë të fundit, e cila nuk ka qenë e suksesshme.

“Djajtë e Kuq” në fakt kanë qenë të gatshëm të paguajnë klauzolën 25 milionë euro të qendërmbrojtësit uruguaian dhe t’i ofronin këtij të fundit 9 milionë euro në sezon.

Oferta është refuzuar nga Atletico Madrid pasi është konsultuar me vetë lojtarin 32-vjeçar, i cili duket se ka dëshirë ta mbyllë karrierën e tij në Madrid. /XH.K