Aktualitet

Unë vjedh, por nuk jam vrasës. Çfarë ndodhi në Vlorë?

Unë vjedh, por nuk jam vrasës. Çfarë ndodhi në

I plagosuri nga atentati në Vlorë, ku mbeti i vrarë 22 vjeçari Sotiraq Mëhilli, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen pasi dyshohet se ai ka qenë shënjestra.Sipas Eno Matës, 32 vjeç, porosia për ta vrarë ka ardhur nga Greqia, për shkak se sipas tij ngatërrohet me një anëtar të një bande. Aleksandër Mata, i njohur ndryshe si Eno Mata dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së Avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos.

Image result for Eno Mata

Vetë Mata teksa ka dhënë dëshminë ka treguar se është akuzuar në Greqi për vjedhje dhe për këtë ka bërë edhe dënim. Por për shkak të akuzave se mund të jetë një nga autorët e vrasjes së avokatit, ka berë që të kthehet në Shqipëri.

"Më ngatërrojnë me një anëtar bande për vrasjen e një avokati grek. Unë nuk kam bërë asnjë vrasje, vetëm kamë bërë vjedhje në bankë. Jam dënuar për këtë punë. Atje më kanë ngatërruar me një anëtar të një bande. Prandaj më kanë qëlluar”

Më pas ai ka thënë se autorët që kanë qëlluar në drejtim të tij dhe shokut të tij kanë dalë nga një ferrë ku ishin fshehur, më pas janë larguar me një makinë të tipit Benz të cilën e kanë djegur. Bashkë me shokun e tij Mikel Brahimaj akuzohen se në vitin 2017 vranë avokatin e njohur grek Mihalis Zafiropulos në Athinë.

Mata thotë se pasi kreu një grabitje në Greqi, la një shënim për policët: Unë vjedh por nuk jam vrasës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/foto-banoret-e-fshatit-te-vlores-ku-ndodhi-atentanti-me-nje-viktime-djem-te-mire-dhe-punetore-kush-ishte-shenjestra/

http://www.tiranapost.al/atentat-me-bresheri-plumbash-ne-vlore-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-plagosur/