Aktualitet

Unë të dëgjova zërin në mëngjes... Shoku zbulon telefonatën e fundit me Kobe Bryant

Unë të dëgjova zërin në mëngjes... Shoku zbulon

Basketbollisti LeBron James dhe një nga miqtë më të mirë të Kobe Bryant flet për herë të parë lidhur me ngjarjen tragjike të ndarjes nga jeta të ikonës së sportit në moshën 41-vjeçare.

Ai tregon se për të ishte akoma më sureale të mendonte se Kobe dhe vajza e tij Gianna, që i thërriste mbesë, kishin vdekur, pasi kishte folur në telefonin me basketbollistin vetëm pak orë para aksidentit me avion.

“Nuk jam gati, por ja po e nis. Jam ulur këtu duke u përpjekur të gjej diçka për të shkruar, por sa herë që përpiqem nis të qaj vetëm duke menduar për ty, mbesën Gigi dhe miqësinë/lidhjen që kishim. Unë dëgjova zërin tënd mëngjesin e së dielës. Nuk e mendoja për një milion vite që do të ishte biseda e fundit që do të kishim. Jam zemërthyer dhe i shkatërruar vëllai im. Të dua shumë. Zemra ime është me Vanessa-n dhe fëmijët. Ti ke qenë kaq i rëndësishëm për ne të gjithë, sidomos këtu në Laker dhe është përgjegjësia ime që të eci përpara”, shkruhet në postimin e tij.

https://www.instagram.com/p/B72NUtWA0gS/

Ai e mbyll me fjalinë se ka shumë gjëra për të thënë, por në këto momente e ka të pamundur. Kobe humbi jetën të dielën bashkë me vajzën 13-vjeçare pasi avioni privat me të cilin po udhëtonin u përplas në një kodër./ Tiranapost.al