Aktualitet

Unë s’kam vend në PS?! S'di të kem qenë në rajon, të kem shitur e tradhtuar vendin dhe më habit kjo pyetje që më bëjnë shumë gazetarë

Ditmir Bushati ka dhënë një intervistë për A2CNN ku flet pa ekuivok për të ardhmen e PS dhe të tijën në Parti. “Kemi nevojë urgjente për nje standard të ri sepse vetëm kështu mund të parandalojmë vetëmashtrimin...”
Unë s’kam vend në PS?! S'di të kem qenë në

Është konfiguruar ideja në opinionin  publik se u shkarkuat nga qëndrimet kundër kufijve. Ja keni dalë ta infiltroni këtë ide, asnjëherë nuk e keni artkuluar, u shkarkuat për këtë qëndrim kundër?

Bushati: kjo është çështje që tani nuk ka rëndësi, ka rëndësi se ka ndërgjegjësim në opinionin publik, për rrezikun që sillte kjo ide, një ide e cila e çonte rajonin tonë në shekullin 19 dhe një ide duhet thënë e vjetër serbe që për fat të keq u vu në gojë të disa shqiptarëve që ndoshta nuk ishin të vetëdijshëm për pasojat që do sillte ideja. E ka turbulluar pozicionin faktori shqiptar ne rajon që për fat të keq ka fuqizuar pozitën dominuese të Serbisë në raport me rajonin tonë dhe në raport me procesin e dialogut Kosovë Serbi dhe për herë të parë, kemi pasur polemika te pazakontë që pas rënies se regjimit komunist në Shqipëri dhe Kosove përtej linjave ideologjike.

Një nga shqiptarët në qeveri që u përfshi?

Bushati; nuk mendoj se qeveria shqiptare e ka promovuar këtë ide por gjithmonë kam besuar se një qëndrim i qarte si kristali, në përputhje me linjën 30 vjeçare dhe detyrimet kushtetuese dhe strategjinë e sigurisë kombëtare do e kishte vendosur Shqipërinë në pozite shumë të mirë edhe ne raport me partnerë të ndryshëm strategjikë.

Gazetari citon Ramën: Nëse behët fjalë për hapjen perspektivës...

Bushati: Kemi një shekull shtet por ende kemi efiçensa për traditën e shtetit të konsoliduar. Përsa i përket Kosovës detyre parësore është forcimi i subjektivitetit dhe  faktorit ndërkombëtar. Mendoj se së pari duhet të fuqizohen të dy shtetet, të punojnë për një platformë unifikimi ne kuptimin ekonomik të fjalës dhe më pas për procese të tjera.

-Arritja e një marrëveshje me korrigjim, a do kishte instrument për bashkim kombëtar, a mendoni se për një moment pati edhe një hapësirë nga qëndrimi i  SHBA që kjo ide të ecte?

Bushati: Janë dy procese te kundërta, Serbia dhe Kosova janë në dialog për normalizim marrëdhëniesh, është parakusht për Serbinë njohja e Kosovës. E dyta Serbia dhe Kosova duhet te njohin njëra tjetrën në mënyrë të ndërsjellë, dhe më pas mund të ulen të bisedojnë edhe për atë që njihet si procesi i demaskimit të kufirit, që e ka bërë me Malin e Zi para disa viteve.

Nuk mendoj se rruga e evropianizimit të Kosovës apo Serbisë do vinte përmes këtij procesi, në mënyrë cinike e them se nuk do shërbente si rrugë e  shkurtër për të shkuar në BE, se do hidhej një kosh një investim shumëvjeçar. Kosova nuk është shtet nga sakrificat sublime të shumë martirëve, por edhe nga ndërhyrja e NATO-s dhe aleatëve.

Trump e la të hapur si mundësi, Rama tha jemi para një shansi historik, ai la të nënkuptojë se marrëveshja e tillë mund të sillte bashkimin Shqipëri-Kosovë

Bushati: Marrëveshja Serbi Kosovë do shënonte moment historik pas asaj të Prespës, të mos ngatërrohen proceset, as të mos biem një kurthin e Vuçiç, është një tezë e vjetruar sepse kufijtë nuk janë mes popujve por mes shteteve, jemi në kufi me Greqinë ,Maqedoninë e Veriut, ku jetojnë shqiptarët. Prandaj them është një ide tmerrësisht e vjetruar dhe aspak përparimtare. Por besoj se është e dejtë të thuhet se korrigjimi eventual, apo përcaktimi apo shenjimi i vijës kufitare dhe mënyra si menaxhohet behet nga dy shtete që kanë aftësi për të qenë subjekte të së drejtës ndërkombëtare.

Nuk e di pse e keni me interes të diskutoni për kryeministrin, ministrin apo figura në Kosovë, sot për sot ka një qartësi më të madhe ka një union më të plotë të mendimit në BE dhe të shohim dhe të presim qeverinë e re në Kosovë.

-Albin Kurti tha se Rama nuk e mbështet idenë e korrigjimit

Bushati: Nuk jam analist, por jam dakord që përmes Ramës dhe Albin Kurti të ketë një harmonizim sa më të madh të pozicioneve të tyre dhe qëndrimit që duhet të mbajnë për këtë çështje dhe zhvillime të tjera rajonalë. Me vjen mirë që ka harmoni të mirë mes tyre. Nuk kam se çfarë të pendohem sepse ministri i jashtëm është zbatuesi, jo hartuesi i politikës së Jashtme. Kur flasim për integritetin e Kosovës, kjo gjendet e miratuar në gjithë dokumentet në sinkron.

-Ju nuk ishit në sinkron me kryeministrin, a jeni penduar që dolët Kundër?

Bushati: Ju thashë dhe një herë që ministri i Jashtëm është ushtruesi, në dallim nga kryeministri, presidentit, mbase qëndrimi im është dukur më i drejtpërdrejtë më i elaburuar, i mbetem besnik idesë, se në asnjë lloj rrethane nuk mund të bëjmë sikur ndodh asgjë, në fushatën që bën Serbia kundrejt Kosovës, dhe kultivojmë marrdhënie sikur një gjë e tillë nuk ndodh.

A keni frikë se me qëndrimet tuaja po shkoni në një trajektore ku shkuan të tjerë, si Arta Dade?

Bushati: Nuk mendoj se në PS nuk ka debat apo ndërgjegjësim të cilat mendoj se ka shqetësim dhe ka debat i cili në disa raste zhvillohet brenda strukturës së PS, në disa raste për fat të keq nuk trajtohen siç duhet, ku flasim për virusin flasim për trajtim të shkallës më të lartë, që në te kemi mundësi të shkojmë drejt mandatit të tretë në funksion të zhvillimit për injerëzit ,dhe jo qëllim në vetvete. Së dyti janë çështje me interes publik, jo vetëm në mnëyrën për organizimin e PS.  Kjo është çështje që prek spektre më të gjerë dhe natyrisht kërkon aleancë.

-Ju shkarkuan si ministër, si drejtues në Shkodër, a keni frikë se do ndëshkoheni për këto qëndrime?

Bushati: E sigurt që kam një eksperiencë të caktuar, për ti shërbyer vendit... nuk di të jem dënuar, të kem shkruar ndonjëherë në rajon, të kem vjedhur, të kem shitur apo tradhtuar interesat e vendit, prandaj mendoj se pyetja që ma bëjnë shumë gazetare e kolegë mendoj se në këtë rast është e pavend, nëse nuk vendosim një standard, mbase nuk ja vlen për të kontirubuar në jetën publike dhe s’kemi pse e diskutojmë... por kemi nevojmë për një standard të ri sepse vetëm kështu mund të parandalojmë vetëmashtrimin.

-Ka një samit për Shengenin Ballkanik, në Ohër, me kryeministrin Rama, Zaev dhe Vuçië, a jeni pro nismës?

Bushati: Që të ketë formate takimesh trepalëshe nuk ka gjë të keqe, por të kemi paraysh që formati i 6 vendeve të ballkanit ka rëndësi thuhet, për sa i përket nismave, në kuadër të procesit të Berlinit dhe zbatimit të hapësirës ekonomike, çdo nismë që të ketë sukses duhet të sigurojë gjithëpërfshirje, eshtë një ide por që potencialisht nga dokumenti që kam lexuar është i hapur për vendet e tjera, është ende herët për të folur për një projekt konkret. Nëse ka tejkalim të divergjencave politke do ishte vështirë që kjo ide të prodhonte rezultate.

-Të duket e qëllimshme koha e kësaj ideje? Kosova lihet jashtë, gjithsesi ftesa mbetet.

Bushati: Nuk mendoj se kemi të bëjmë me një situatë tendencioze përkundrejt Kosovës, duhet të shohim risitë e kësaj ideje, për zonën e ekonomike rajonale. Kemi vënë re që ndërmjet Kosovës e Shqipërisë kur vjen puna kemi firmosur disa marrëveshje, por kanë mbetur në letër një pjesë e tyre. Imagjinoni me vendet e tjera sa vullnet politik  duhet.

Çfarë po ndodh me drejtorët e PS në Shkodër, ka pasur debate, përplasje dhe ide për shkrirje

Bushati: Situata është mendoj më e thjeshtë seç duket apo interpretohet ne media, e përçohet në opinionin publik. Është fakt që gabuam në Shkodër, i kam kërkuar ndjesë opinionit publik, që mendoj se duhet ta bënte dhe kryesia e PS.  Kjo s’ka të bëjë thjesht me kandidatin  e zgjedhjeve por në Shkodër ka dështuar modeli. I gjithë debati për drejtorët apo strukturën e PS është debat artificial, e kam thënë dhe në kryesi, PS e Shkodrës ka një nivel mjaft cilësor, edhe nga fakti se tradicionalisht ka qenë minorancë, i është dashur punë për të tërhequr më shumë vota, mendoj që pa adresuar modelin me të cilin PS ka tentuar për ti ofruar Shkodrës është e vështirë për tu marrë me pasojat. Në radhë të parë jam djalë Shkodre, ndjej përgjegjësitë e mia në këtë proces, duhet të isha në çdo fazë më i drejtpërdrejtë, jo vetëm gjatë fushatës. Kam bërë autokritik të hapur.

-A jeni penduar për Pjetrin?

Nuk është çështje...e di gjithë Shkodra që kandidati nuk ishte propozim i strukturave të PS në Shkodër, e gjithë tendenca për tu përqendruar tek kandidati është e gabuar... Ai ka bërë një veprim të gabuar në të shkuarën e tij, një veprim të dytë të gabuar se nuk respektoi ligjin, kjo është çështje që kandidati e zgjidh me autoritetin ligjzbatues. Mua si politikan më intereson përgjegjësia jonë politike, të ballafaqohem me njerëzit në Shkodër dhe jo vetëm. Unë nuk e pranoj në botë si qytetar, ish ministër, deputet si të doni ju që Shkodra të jenë në atë gjendje që është sot, i ka rezistuar komunizmit, e ka mposhtur qoftë përmes Pentagramit apo humorit të hollë, sot nuk i nënshtrohet dot krimit. Në rast se ne nuk adresojmë rrënjët e fenomenit..nuk duhet të merremi me kandidatin.

Kush e propozoi Pjetrin?

Bushati: Mua nuk më shqetëson më, apo fare nëse e doni kështu kjo gjë. Por disa njerëz që përdorin besimin për tu tallur. Propozuan tre emra, kryesia ia dha kryesimin Pjetrit. Ky është fakt, çështja është, a do ndahemi nga ky fenomen apo jo? Si do largojmë këtë virus që na rishfaqet ne jetën publike?  Ne duhet ti bëjmë pyetje vetes pse zonat caktuara në Shqipëri sot janë vatër e përleshje me grupe të ndryshme me prapavijë kriminale, kjo kërkon vullnet mbipartiak. Nuk është fenomen partiak. Është më e gjerë. Duhet aleancë ndërpartiake për të luftuar këtë fenomen. Jam politikan nuk jam prokuror, si anëtar i kryesisë së PS si qytetar më shqetëson fakti se një listë prej 100 vetësh të publikuar nga Amerika mes tyre ka shqiptarë.

Unë e kam kollaj të merrem me X me Y por te na shqetësojë fenomeni. Si adresohet? Adresohet duke reformuar partitë politike dhe jetën politike në Shqipëri, nëse nuk bëjmë demokratizimin e partive, nuk jemi të vëmendshëm ndaj origjinës së parasë dhe parasë që investohet në Shqipëri do jemi në labirintin e vetëmashtrimit.

-Propozoni një pakt kombëtar për zgjidhjen e krizës. Mendoni se thirrja për bashkëpunim, presioni duhet të shkojë nga qeveria apo opozita

Bushati: Pakti nuk është vetëm për situatën aktuale.Nuk e kishte parashikuar askush që efekti i parë i reformës në drejtësi ishte mungesa e anëtarëve në Kushtetuese, kemi një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet, ne si maxhorancë dhe opozita e ka mbështetur pavarësisht mënyrave të ndryshme duke pasur parasysh edhe dështimet mendoj që jemi të vonuar, për të themeluar një pakt mbi qëllimet kryesore që lidhen me ndërtimin e shtetit. Jo që reformat të jenë të majta apo të djathta, por për ndërtimin e shtetit.

Kur ju lindi ideja? Se ishte përshtypja se folët pasi ikët

Bushati: E kam bërë në auditoret e universitetit të Tiranës, isha ftuar si ministër i jashtëm që është raportuar edhe në media, e them sepse kam pasur mundësinë ta ndjek këtë proces në disa pozicione, si ekspert, konsulent, kryetar i komisionit të integrimit evropian, të gjithë njerëzit që kanë ardhur apo kur na është dhënë rasti të takojmë njerëz nga vendet anëtarë të BE kanë thënë: Nëse gjejmë forcën të ndërgjegjësohemi se ky është procesi më i rëndësishëm për të ecur përpara ekzistojnë mundësitë që Shqipëria të jetë në standard më të lartë. / Tiranapost.al. E.B