• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Unë me rusët? Basha: Lidhjet me ta i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putin në Europë


    Në reagimin e tij të parë pas lajmit se është nën hetim për skandalin e lobimit rus në SHBA, lideri demokrat Lulzim Basha mohon lidhjen me rusët, duke akuzuar se Rama po përdor organin e akuzës. Kreu i opozitës është marr si i pandehur për 650 mijë dollarët në SHBA në kohë e fushatës zgjedhore të vitit 2017, të sponsorizuara nga kompania ruse Biniata Trade. Në një deklaratë për gazetarët nga Kruja, pas një takimi me të rinjtë, Basha e mbylli me një ‘gjëegjëzë’: “Lidhjet me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putinit në Europë”.

    Deklarata e Lulzim Bashës:

    Këto janë gënjeshtra. Rama tha se kishte prova për pastrim parash, vetëm që të heqë vëmendje  nga dosjet e bujshme të vjedhjeve të votave. Tha se ka dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që doli ishte se ishte akuzë e qesharake dhe e turpshme. Tha se kishte dokumente hetimi ndaj PD, por nuk doli kështu. Prokuroria është detyruar të pranojë problemet. Edhe atë dosje në gjykatë do ta çmontojnë. Na akuzuan për pastrim parash, për mbështetje nga rusët etj. Ra 90%. Atë 10% do ta zbërthejmë në gjykatë përmes të vërtetës. Lidhjet me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putinit në Europë. Këtë gjëegjëzën zbërthejeni vetë se me siguri e keni informacionet se kush është!

    Mësohet se akuza dhe marrja e tij si i pandehur i është komunikuar një ditë më parë, përmes avokatit të tij Ivi Kaso, për veprën penale falsifikim dhe fshehje të financimeve./ Tiranapost.al

    Basha zyrtarisht i pandehur për lobimin rus: Akuzohet për falsifikim formulari dhe fshehje të financimeve

    I pandehur për Lobimin rus/ Distancohet Ristani: Unë personalisht s’kam firmosur gjë, nuk kam dijeni çfarë ka bërë Basha

    Kryeministri asnjë koment për hetimin ndaj Bashës, Spiropali: Nuk hedhim akuza, presim vendimin

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post