Lajme nga Bota

‘Unë kam gjithmonë të drejtë’! Si t’i përballojmë këto tipa dhe inteligjenca emocionale që na rrethon

‘Unë kam gjithmonë të drejtë’! Si t’i

Marrëdhëniet me njerëzit e tjerë janë sa të vështira po aq edhe sfiduese. Na ndodh shpesh të përballemi me njerëz që mendojnë se gjithmonë kanë të drejtë. Edhe kur e kuptojnë që e kanë gabim, e transformojnë atë që kanë thënë dhe më pas thonë: E shikon që kisha të drejtë? Jo vetëm në shoqëri, në punë, me njerëz të panjohur, por edhe me familjarë. Shumica prej nesh kanë pranë njerëz të cilëve gjithmonë u themi: Po ke të drejtë, vetëm për të mos vazhduar më bisedën që në këto raste mund të gjenerojë në bezdi dhe siklet.

Këta persona që mendojnë gjithmonë se kanë të drejtë, mundohen të të ulin poshtë, të të tregojnë se je gabim dhe të të mbushin mendjen që edhe ti të bazohesh tek pikëpamjet e tyre, por edhe kjo sipas rastit.

Nëse marrim një shembull: Nëse ti thua dua të zgjas flokët, ai/ajo do të thotë se jo. Se nuk të shkojnë dhe se ka të drejtë në atë që të këshillon. Madje është i gatshëm të të ‘japë’ njëmijë e një arsye, mund të të përmendë edhe centimetra gjatësie flokësh aq sa edhe ti të vihesh në dyshime. Do mendoni se keni të bëni me një manipulues, por në këtë rast nuk është diagnoza e duhur.

Por si mund të përballosh një njeri të tillë? Si mund të bësh një bisedë me të pa tu sosur durimi, dhe si mund të ruash pozicionin tënd pa u ndjerë i/e imponuar?

Një studim i ri i publikuar në Psichology.com, me titullin 'Inteligjenca emocionale dhe çrregullimet e personalitetit' ka zbuluar se njerëzit që kanë këtë lloj tipi, pra që mendojnë se gjithmonë kanë të drejtë, kanë mungesë të ndërgjegjësimit ndërpersonal, që është i nevojshëm për të kontrolluar impulsivitetin dhe mbingarkesën e gjendjes psikologjike. Nga studimi rezulton se njerëz inteligjentë, janë ato që flasin qetë, qartë, që nuk bëhen impulsive dhe pasi të dëgjojnë, thonë mendimin e tyre të argumentuar pa të kundërshtuar, sipas llojit të temës që diskutohet. Ndërkohë që njerëzit që mendojnë se kanë të drejtë përpiqen të dominojnë mbi të tjerët, me pikëpamjet e tyre që në fakt ia vështirëson jetën e personit apo atyre që ka përballë, më shumë veten e tyre.

Sipas ekspertes Marta Krajniak dhe ekipit të saj, inteligjenca emocionale është aftësia e njeriut për të përjetuar, për të kuptuar, për të rregulluar dhe arsyetuar një lloj të caktuar informacioni, tek vetja dhe tek të tjerët. Me fjalë të tjera, njerëzit me inteligjencë emocionale janë në gjendje të përshtasin sjelljen e tyre me atë të njerëzve me të cilët diskuton, dialogon apo debaton. Ndërkhë që një njeri që mendon se ka gjithmonë të drejtë, nuk do të njohë dhe as të respektojë pikëpamjen e të tjerëve duke kundërshtuar me impulsivitet argumentat që shtrohen.

Më poshtë keni disa këshilla që ju ndihmojnë të mbani në kontroll emocionet dhe që tipi në fjalë të mos ua vështirësojë jetën:

1-Mos u mundo të zbulosh llojin e çrregullimit ndërkohë që ai flet. Nëse të kundërshton vazhdimisht, lëre të përfundojë, mund të ndërrosh temë apo lëre të të tregojë një histori që të kesh rastin të debatosh.

2-Mendo thjesht që sjellja e individit rrjedh nga niveli i inteligjencës emocionale. Të kuptosh nivelin e inteligjencës emocionale është gjëja kryesore. Nëse kupton se ke përballë nje person që nuk do lëshojë pe, është e kotë të stresohesh e të mundohesh ti japësh informacionin tënd.

3.Ruaj qetësinë dhe mos u alarmo. Sigurisht që është e vështirë të mbash veten kur e sheh se personi përballe të kundërshton dhe gjithë kohën thotë se ka të drejtë. Mund të shërbejë si shembull që të përgatitesh në të ardhmen.

4-Mendo mirë me veten para që se të arrish në përfundimin se personi tjetër është gabim. Ka mundësi që ndonjë detaj që thotë “I drejti’ të jetë i vërtetë e ndoshta do gjesh pak qetësi shpirtërore.

5-Zgjidhi vetë personat me të cilët shoqërohesh.  Askush nuk do të shoqërohet me njerëz që thonë gjithë kohën kam të drejtë, edhe kur janë gabim. Nëse nuk ndihesh mirë mund të distancohesh e të zgjedhësh njerëz të tjerë.

Në fund të fundit: Njerëzit që mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe nuk hezitojnë ta thonë me zë të lartë gjithë kohën, mund të jenë sfida më e madhe ndërpersonale. Duke mësuar se si të merresh me ta, inteligjenca emocionale dhe përmbushja mund të arrijnë nivel të lartë.Marrë nga Psychology/ Për Tiranapost.al E.B