Aktualitet

Unaza duhet të ndërtohet/ Banorët e “Astirit” mbështesin masivisht projektin e zhvillimit

Unaza duhet të ndërtohet/ Banorët e “Astirit”

Në një kohë që një pjesë e atyre që preken nga Unaza e Re protestojnë bashkë me deputetët e PD, shumë më i madh është numri i qytetareve që kërkojnë ndërtimin e shpejtë të kësaj rruge, për të zgjidhur problemin e madh me trafikun, por edhe ndotjen që shkaktohet nga bllokimi i saj.

Rruga aktuale do të zgjerohet me shumë kalime, me rrugë anësore dhe mbikalime dhe nën kalime për t’u bërë pjesë integrale e unazës së re. Pronarët e 300 banesave që preken nga ky projekt zhvillues do marrin për tri vite qiranë nga Bashkia, ndërsa ata që kanë dokumente do të shpronësohen.

Ndërkohë në këtë zonë ku protestohet duket se është shumë i madh numri i atyre që kërkojnë ndërtimin e shpejtë të rrugës. Puna për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur tashmë, me mbikalimin e sheshit “Shqiponja”. Kjo rrugë do evitojë bllokimet e trafikut dhe rrjedhimisht edhe ndotjen qe shkaktohet në këtë zonë.

Qytetare 1: Le të ndërtohet normalisht sepse është për të mirën e të gjithëve. Të tjerat i dinë banorët, e kanë ditur ndoshta që nuk duhet ta bënin aty ku edhe shteti, ku thotë shteti do të ndërtohet, të ndërtohet se është në të mirë të përbashkët.

Qytetar 2: Unë jam që të ndërtohet, por edhe për ato familje më vjen keq.

Qytetar 3: Unë kaloj vazhdimisht këtu, ka shumë problem trafiku.

Qytetar 4: Një orë do trafiku, një orë e gjysmë.

Qytetare 4: Duhet bërë. E kemi parë dhe protestën që kanë bërë banorët dhe janë shumë të prekur për pronat e tyre, por një gjë që duhet bërë, duhet bërë.

Qytetar 5: Shumë trafik, duhet të ndërtohet.

Qytetar 6: Duhet të ndërtohet sepse ka shumë trafik aty dhe duhet shmangur trafiku.

Gazetarja 7: Mendoni që Unaza do lirojë trafikun.

Qytetari 8 : Besoj se po, shpresojmë. Jam me PD gjithsesi.

Qytetar 9: Të nderohet po të zgjidhet edhe problemi i qytetarëve. Këtu mund të jenë mbi 80 mijë banorë që qarkullojnë në këtë zonë.

Qytetar 10: Të ndërhet dhe të bëhet e shkëlqyer fare.

Qytetar 11: Të ndërtohet, të ndërtohet Unaza dhe diçka të bëhet për qytetin, ëpr zhvillimin e qytetit.

Gazetarja: Në qoftë se do të kalonte Unaza nga shtëpia juaj, si do të flisnit?

Qytetari 12: Unë në bazë të ligjeve të shtetit, unë do të protestoja për atë që më takon mua si e drejtë, por jo për atë që nuk më takon.

Qytetare 13: Mua s’më kap, jam mirë për vete. / TCH