Sport Te gjitha

Unai Emery: Ai shpëton vetëm po preu flokët


Trajneri i Arsenal, Unai Emery i ka sugjeruar futbollistit të tij, Matteo Guendouzi që të presë flokët, në mënyrë që t’i shpëtoj çdo keqtrajtimi e dhunimi në të ardhmen në Premier League, pasi mesfushori i Manchester United, belgu Marouane Fellaini i shkuli flokët në mënyrë të dhimbshme gjatë ndeshjes së të mërkurës së përfunduar në barazim 2-2.

Fellaini, i aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë për United, shkuli me grushtin e tij një tufë nga flokët e gjatë të futbollistit ende adoleshent të Arsenal, kur skuadrat po i drejtoheshin përfundimit të ndeshjes së mbyllur në barazim 2-2 në “Old Trafford”, që për mrekulli i shpëtoi ndëshkimit me karton të verdhë, pavarësisht se veprimi i gabuar u pa në mënyrë shumë të qartë nga arbitri Andre Marriner.

Vetë belgu sapo ka qethur flokët e tij karakteristik të stilit afro dhe që për një reagim agresiv ndaj mbrojtësit të Leicester, Robert Huth që pat shkaktuar të njëjtin veprim të parregullt, gjatë sezonit 2015/16, ishte pezulluar.

“Unë mendoj se veprimi më i mirë që Matteo mund të bëjë për ndeshjen e ardhshme, është që të presë flokët e tij, dhe ky problem do të jetë zhdukur. Njëlloj si Fellaini! Kur unë isha vetë futbollist ishte e njëjta gjë. Sot me kamerat të gjitha situatat që ndodhin në 90’ minutat mund të shihen. Në fushë ngjarjet ndodhin dhe kjo është mes futbollistëve”, deklaroi trajneri i Arsenal, Unai Emery./XH.K