• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Të gjitha

    Ulu pi një kafe dhe zëre se e ke bërë palestrën


    Humbja e peshës arrihet me një dietë shumë të fortë dhe aktivitet fizik, disa duan rezultate sa më shpejt e të tjerë e kanë më me nge. Por së fundmi, ekspertët kanë zbuluar se kafeja mund të ndihmojë të shëndoshët që të humbin peshë.

    Por si është e mundur kjo pasi është sugjeruar shpesh që të hiqet dorë nga alkooli dhe kafeina sepse ndikojnë dhe rrisin gjasat për obezitet.

    Studimi i ri i publikuar kohët e fundit ka treguar se pirja e kafesë ndihmon në humbjen e peshës, duke stimuluar yndrynat kafe- ndryshe: Ind dhjamor ose yndyra me ngjyrë të errët, që na mban ngrohtë duke djegur kalori.

    Studimi i realizuar nga Universiteti i Nottingham mati efektet e kafesë tek yndyrnat kafe dhe u gjet lidhja me humbjen e peshës. Shkencëtarët regjistruan tek disa persona temperaturën e lëkurës rreth qafës, aty ku gjendet zakonisht yndyra kafe dhe pas sugjeroi personat të pinë një filxhan kafeje.

    Profesor Michael Symonds, një nga studiuesit kryesor tregoi: Nga puna jonë e mëparshme, e dinim se yndyra ngjyrë kafe është e vendosur kryesisht në rajonin e qafës, kështu që ne ishim në gjendje të zbulonim nëse kjo yndyrë pas kafes do bëhej akoma më e nxehtë- rrjedhimisht duke djegur kaloritë.
    Pijet me kafeinë e bëjnë yndyrën më të nxehtë që do të thotë, mund të shkrihet dhe zhduket më shpejt sasia dhjamore.

    Ky studim sipas profesor Symonds ka dhënë rezultate pozitive dhe shpreson që pas finalizimit, të ndihmojë për ti dhënë fund epidemisë së obezitetit./ The Mirror/ Tiranapost.al. E.B

    Weight loss