Nën lupën e Stela Sallakut

Uljet filluan. Po çfarë të blej fillimisht?

Rruga deri në qendrën tregtare çuditërisht ishte e qetë, pa shumë automjete. Teksa i afrohesh hyrjes, fillon të bësh listën e blerjeve me mend. Që të mos shpërndahesh nëpër raftet e palosura bukur, piketon vetëm gjërat e nevojshme. Sapo hyra tek një nga butikët, viheshin re varëse të mbushura plot, tavolina me rroba që shkruanin “vetëm 1990 lekë”. Aty më tutje këpucë dhe sandale që fillonin me nga 2990 lekë, çanta nga të gjitha llojet dhe madhësitë. T`ju them të drejtën, m'u desh pak kohë të kujtohesha përse kisha ardhur dhe çfarë më duhej.

[caption id="attachment_243059" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Flasim për blerjet e zgjuara, por cilat janë ato vërtet? Të blesh me skonto a quhet blerje e zgjuar?

Më lini t`ju them se blerjet e mençura nuk kanë të bëjnë me skontot, përkundrazi, në periudhë uljesh ka më shumë mundësi të blesh gjëra që s`të nevojiten. Po ju tregoj blerjet e mia, pastaj ju vendosni vetë nëse janë apo jo të nevojshme.

[caption id="attachment_243058" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Fillimisht kur kaloj nëpër radhët me veshjet e varura, gjithnjë dua të prek materialet. Kam një problem të madh kur veshjet nuk janë komode ose cilësore. Bëni kujdes sepse ndonjëherë copat duken të mira në prekjen e parë, por po të shohësh afër qepjeve vë re shumë detaje.

Kisha kohë që doja një këmishë jeshile, dhe thashë tani është pikërisht momenti i duhur, sepse me çmimin e njërës mund të marr dy. Duke qenë fanse e detajeve, doja që copa të ishte satin.

[caption id="attachment_243063" align="aligncenter" width="242"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Kur po kërkoja për jeshilen ideale, më zunë sytë bikinin e preferuar të kësaj vere, me vija vertikale. Kur shkon të blesh ditën e parë të uljeve, je me fat sepse gjen masa. Ndaj rrëmbeva dizajnin që më duhej, dhe u ktheva tek jeshilja. A e dini kë mora?

[caption id="attachment_243057" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

I kisha vënë syrin jumpsuit-it kaki që në mars, por u tregova e duruar. Më rrinte perfekt, sidomos me rripin në bel dhe detajet në jakë. Fundi me vija u bë shpejt i preferuari i blogereve skandinave, sidomos kombinuar me një bluzë me pika.

[caption id="attachment_243060" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

E di që pyesni nëse bleva këpucë, por këtë herë nuk gjeta ato që më duheshin dhe i lash për pak më vonë. Ah po, s`kishte se si të mungonte dhe një fustan me printe lulesh, mëndafsh me mëngë të theksuara, të cilit i gjeta një çantë rrjetë për ta kombinuar. Ju çfarë bletë ditën e parë të uljeve?/Tiranapost.al

[caption id="attachment_243061" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]