Moti

Ulen temperaturat, shi do ketë në këtë pjesë të ditës

Ulen temperaturat, shi do ketë në këtë pjesë të

Moti – E enjte, 30 Maj 2019

----------------------------------------------------------------

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë: kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominojnë orët e para të ditës. Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. POR pasditja dhe nata MBETEN me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet NDERSA vranësira të shpeshta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C zonat malore deri në 25-26°C zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë. / Parashikimi i motit nga Meteoalb/ Tiranapost.al.