SPORT

UEFA gjobit Skënderbeun për ndërhyrjet e spikerit gjatë lojës

UEFA ka vendosur të gjobitë klubin e Skënderbeut, për shkak se në ndeshjen Play-Off që u zhvilluar ditën e Enjte kundër Dinamos së Zagrebit spikeri në stadium u ka bërë disa herë thirrje tifozëve të mbështesin ekipin korçar.

Kjo gjë ndalohet me rregulloren e UEFA-s, ku sanksionohet se i vetmi funksion i spikerit është të lajmërojë ndërrimet e lojtarëve ose të bëjë thirrje për qetësi kur ndodhin ngjarje të padëshirueshme.

Megjithatë, gjoba pritet të jetë në shuma monetare simbolike, aq sa justifikohet edhe spikeri që nuk ka përmbajtur emocionet dhe u ka dhënë zemër lojtarëve dhe tifozëve që dëshmuan një moment historik për futbollin shqiptar. K.H/ tiranapost.al