• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Udhëtonin me motor, vdesin dy bashkëshortët pas aksidentit me një makinë


    Dy bashkëshortë humbën jetën pasditen e sotme pas një aksidenti në aksin Maqellarë- Peshkopi.

    Nga ngjarja e rëndë humbi jetën bashkëshortët që udhëtonin me motor, Gentjan dhe Klodiana Karazajmi, pasi u përplasën me një automjet.

    Aksidenti mësohet se ndodhi nga mungesa e sinjalistikës, ndërsa vazhdon hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë./ Tiranapost.al